UBT

“Kalaja” e Artanës takon donatorët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Grupi lokal i veprimit “Kalaja“ ka mbajtur një takim me donatorët për çështjen e mundësisë së financimit të projekteve të grumbulluara nga GLV “Kalaja” nga organizatat joqeveritare , bizneset dhe personat tjerë në kuadër të Komunës së Novobërdës.

Në këtë takim prezent ishte edhe Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri i cili e ka përshëndetur këtë iniciativë të GLV-së “Kalaja” në mbështetje të Organizatës për Migrim IOM, dhe falënderoi të gjithë të pranishmit për interesimin që kanë treguar për këtë iniciativë.

Në këtë takim ishin prezent një numër i madh i donatorëve që veprojnë në Kosovë të cilit patën rastin para përfaqësuesve tjerë të shpalosin programet e tyre me mundësin për financimin e projekteve që posedon Grupi Lokal i veprimit “Kalaja”.

RCCOLA

Kryetari i GLV-së Kalaja Sami Vllasaliu para donatorëve shpalosi të gjitha projekt idetë e pranuara nga shoqatat dhe bizneset duke mos harruar edhe idetë individuale të dorëzuara në këtë shoqatë dhe njëherit kërkoj nga të pranishmit që t`i analizojnë këto ide në lidhje me implementimin e tyre .

Pas diskutimeve në këtë takim dolën dhe disa konkluzione si: ndarja dhe prioritetet e projekt ideve të pranuara, mundësia në zhvillimin e trajnimeve , kontaktimi edhe i donatorëve tjerë dhe pranimi i aplikacioneve nga ta.

Në fund takimi u përmbyll shumë i suksesshëm duke aluduar në atë se kishte informacione të bollshme për mundësit e implementimit të këtyre projekt ideve./rajonipress/