Kalaja e Artanës bëhet me shtegun për këmbësor

Gjilan – Në Komunën e Novobërdës është bërë inaugurimi zyrtar i projektit të realizuar në kuadër të Programit BE – Kosova e Bukur “ Ndërtimi i shtegut për këmbësor tek Kalaja” në Novobërdë .
Në këtë solemnitet të pranishëm ishin Christof Stock, Shef i Operacioneve, Zyra e EU-së në Kosovë, Nenad Rashiq, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Jorge Baca, Shef i Misionit të IOM-it në Kosovë, dhe përfaqësues të tjerë nga Organizata të ndryshme,të cilët u mirëpriten nga Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri.
Christof Stock, Shef i Operacioneve, Zyra e EU-së në Kosovë ,theksoi se për mua është një kënaqësi e veçante që po e bëjmë përurimin e kësaj staze për ecje që na shpije deri tek kështjella dhe qyteti i vjetër. Hera ime e parë që kam ardh në komunën e Novobërdës është kur u përurua Qendra e turizmit rural dhe nga atëherë kam mbresa të mira që të vazhdoj t`i përkushtohem këtij vendi, dhe gjëja më e mirë që do të bëhet në këtë vend është se së shpejti do të filloj dhe renovimi i kështjellës së kësaj komune dhe jemi duke punuar së bashku me Kryetarin Bajrush Ymerin në këtë drejtim me përkushtim të veçan.
Ai po ashtu shtoj se me ndihëm e këtij projekti për renovimin e pjesshëm të kështjellës besojmë se kjo do të jetë një shtytje e mëtutjeshme për zhvillimin ekonomik te komunës dhe të turizmit rural që do të mundëson krijimin e të hyrave për familjet që shërbejmë në turizëm për këtë komunë,dhe ky shteg të cilin sot po e inaugurojmë është pjesë e rëndësishme e një numrit të madh të projekteve që janë të ndërlidhura me Novobërdën u shpreh Stock.
Kurse, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq tha se projekti që zbatohet në kuadër të programit Kosova e Bukur është fakti që me anë të këtyre projekteve ne jemi duke gjetur punësimin e përkohshëm për një numër të qytetarëve tanë që kanë qenë pa punë,vizioni ynë është që ne të mundësojmë komunave që të përparojnë në çdo aspekt dhe të ju krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë.
Ndërsa, Jorge Baca, Shef i Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në Kosovë,theksoi se shuma e përgjithshme e këtij projekti ka qenë rreth 80 mijë,euro në këtë projekt kanë bashkëfinancu edhe komuna dhe falënderoj gjithë përkrahësit si Komisionin Evropian ashtu dhe Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe kryetarin e Komunës që gjejnë gatishmërinë që të finalizojmë kësi projekte kaq madhështore në këtë vend siç është dhe kështjella e Novobërdës.
Kryetari i komunës Bajrush Ymeri theksoi se është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që sot së bashku po bëjmë përurimin e një projekti mjaftë të rëndësishëm për Komunën e Novobërdës.
“Duke e pas parasysh që Komuna e Novobërdës trashëgimin kulturore dhe turizmin e ka si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik,realizimi i këtij projekti është mjaftë domethënës sepse krijon kushte dhe mundësi për të ngritë turizmin në një shkallë më të lartë e në të njëjtën kohë për të pas një pozitë më të volitshme për zhvillimin Ekonomik” u shpreh Ymeri.
Kjo stazë tash e tutje do të shërbejë për ecje për të gjithë ata turistë që dëshirojnë të vizitojnë kalanë e lashtë të Novobërdës dhe të shijojnë bukuritë natyrore që ka Novobërda.
Ai tha se kjo stazë aq e bukur nuk do të ishte e mundur të bëhej pa projektin Kosova e Bukur. Përmes lansimit të projektit ,,Kosova e Bukur”Bashkimi Evropian dhe MPMS anekënd Kosovës dhanë një pamje më të mirë përmes shumë projekteve që pritet të përurohen këtyre ditëve.
Përmes këtij projekti jo vetëm që u ndërtuan staza, shkolla, çerdhe, trotuare etj, por u bë e mundur që të zbutet papunësia sepse një numër i madh i punëtorëve patën mundësi që për tre muaj të punojnë dhe të marrin të ardhura për familjet e tyre. Këtyre ditëve jo vetëm në këtë projekt, por edhe në projekte tjera si ndërtimi i trotuarit , thurja e varrezave u bë e mundur që po ashtu një numër i madh i punëtorëve të janë të angazhuar.
Ymeri tha se këtë projekt që po e përurojmë sot dhe gjithashtu edhe projekti i kthimit dhe riintegrimit RRK-III-që është duke u realizuar në komunë e Novobërdës janë duke u implementuar nga organizata ndërkombëtare për migrim IOM. /rajonipress/