UBT

Kakao rrit vëmendjen intelektuale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në jetën e përditshme përdorimi i kakaos ndihmon për të rivendosur gjallërinë intelektuale te njerëzit me aftësi të kufizuara njohëse.

Kakao është e pasur me flavanol. Flavanolis mund të jetë pjesë e një qasjeje dietike në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit. Prodhimet që përmbajnë 80 % kakao, këshillohen të përdoren.

Fundamenti

90 njerëz të moshuar me dëmtime të vogla njohëse u morën në analizë. Për rreth 8 javë, tri grupet kanë marrë kakao me nivele të ndryshme të flavanolisit (të lartë, të mesëm dhe të ulët). Grupi që mori kakao me përmbajtje të lartë flavanolis, realizoi një performancë më të mirë se të tjerët për sa u përket testeve të vëmendjes dhe reflektimit.

Ky përfundim u arrit nga studiuesit italianë të Universitetit të Akuilas, përcjell Civitas. Shkencëtarët kanë bërë me dije se kakaoja është përbërësi numër një për të përforcuar trurin. Marrja e sasisë së kakaos duhet të jetë e përditshme, që edhe truri juaj të punojë në gjendje të rregullt. /Telegrafi/