Uji Dea

Kakao, një antioksidues i fuqishëm

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kakao, pija e popullarizuar e stinës së dimrit, përmban një sasi më të madhe të antioksiduesve se sa e njëjta sasi e verës së kuqe ose çajit.

Studiuesit amerikanë thonë se përqendrimi i antioksiduesve në pijet me kakao është po thuajse dy herë më i lartë se sa në verën e kuqe.

Po ashtu pija e kakaos ka dy deri në tri herë më shumë përbërës me efekt antioksidues se sa në çaji i zi.

Uji Dea

Nëse dëshironi të përfitoni më së shumti nga efekti i kakaos, zgjidheni atë të nxehtë, pasi mendohet se ka më shumë efekt të dobishëm se sa kakaoja e ftohtë.

Antioksiduesit janë përbërës të shëndetshëm të pranishëm në fruta, perime, peshq dhe vajra. Ata luftojnë radikalet e lira dhe vrasin molekulat që janë të dëmshme për qelizat e shëndetshme të organizmit. /Mjeku.Net/