Kajsitë, një nga burimet më të pasura me vitamina

/ 1 minutë lexim

Pos shijes dhe aromës së këndshme që kanë, kajsitë janë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina.

Janë një nga burimet më të pasura natyrale me vitamina A, C, të kompleksit B, kalium dhe betakarotinë. Ndihmojnë organizmit për mbrojtje nga infeksionet me baktere, përtërijnë indet e dëmtuara, ndikojnë në zhvillimin e dhëmbëve dhe përmirësojnë shikimin.

Uji Dea

Kinezët kajsinë e përdorin si ilaç dhe pemë për jetëgjatësi. Nutrientet nga kajsitë e mbrojnë zemrën dhe sytë derisa fibrat bimore mbrojnë nga sëmundjet. Kajsitë janë edhe burim i mirë për fibra bimore, që ndikojnë pozitivisht në traktin tretës, parandalojnë kapsllëkun.

(Kosova Sot)