Fundamenti

Kajsitë forcojnë dhëmbët, eshtrat dhe shikimin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kajsitë nxisin mbrojtjen e organizmit prej infeksioneve bakteriale, ripërtëritjen e indeve të dëmtuara dhe uljen e kolesterolit të keq në gjak. Ndikojnë si pjesë e familjes së madhe të frutave me lëvore të fortë, të cilave u takojnë edhe qershia, pjeshka, vishnjat, ndërsa që kajsia zë një vend të posaçëm.

Ngjyra e verdhë në të artë dhe shija e mbajtur mirë në mend tërheqin secilin blerës, që nga tregu në shtëpi të mos kthehen pa to, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Prejardhja e kajsisë

Kajsia rritet si pemë me lartësi jo të gjatë, nga tetë deri dymbëdhjetë metra. Është mjaft interesante, që mund t’i rezistojë temperaturës edhe deri në minus 30 gradë, edhe pse konsiderohet të jetë një pemë tropikale. Por, prejardhja e saj nuk dihet. Disa thonë se vjen nga Azia e Mesme dhe Kina Juglindore. Madje, disa pohojnë se vjen nga Koreja apo edhe Japonia. Sot kajsitë më së shumti rriten në Turqi, Iran dhe Itali.

Dobitë nga kajsia

Janë të pasura me përbërës shërues dhe mjaft ushqyes, e po ashtu mund të përdoren edhe për lëngje, komposto dhe xhem. Me rastin e tharjes, përqendrimi i sheqerit dhe i kalorive rritet, prandaj edhe nuk u preferohen edhe aq personave, që vuajnë nga diabeti dhe atyre me nivel të lartë të kolesterolit. Përkundër kësaj, kajsitë e freskëta përmbajnë mjaft ujë, por pak kalori dhe pikërisht për këtë arsye u sugjerohen sidomos personave me mbipeshë.

Mobi Casa

Përdorimi i saj gjatë verës

Në meny duhet t’i shtoni kur bën vapë e madhe, kur shfaqen djersitjet, pasi që me sukses kompensojnë lëngjet e humbura, vitaminat dhe mineralet. Sa u përket përbërësve të tjerë, në kajsitë e freskëta mund të hasim acidin e limonit, ndërsa prej vitaminave më shumë posedojnë vitamina A, C, ato të kompleksit B, e sidomos B17 dhe beta-karotinë. Kanë edhe kalium, taninë, që ia dhurojnë aromën e këndshme. Të pasura me vitamina dhe minerale, kajsitë forcojnë mbrojtjen e organizmit prej infeksioneve bakteriale, ndikojnë në zhvillimin e dhëmbëve dhe të eshtrave, si dhe janë të mira për përmirësimin e shikimit. Kajsia, duke u bazuar në substancat që posedon, ka efekte të shëndetshme për zemër, pasi që ndikon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, si dhe në disa sëmundje të tjera.

Fuqia e farave të papërpunuara

Pasi në një pjesë të Indisë kajsia përdoret me të madhe, atje edhe është vërejtur nivel i ulët i kancerit. Hulumtuesit perëndimorë kanë vërtetuar se çelësi i shëndetit është në konsumimin e ujit mineral, si dhe në kajsitë, të cilat janë përplot me vitamina B17. Gjatë verës, konsumohen të freskëta, e dimrit të thara. Po ashtu, ata thelbin e kajsisë e pjekin dhe e konsumojnë. Farat e nxjerra nga bërthama mund të jenë të hidhëta, prandaj duhet konsumuar me pak mjaltë.

(Kosova Sot)