Mobi Casa

Kajsia, një frut multifunksional

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një nga frutat më të gjithanshëm dhe shumë e njohur, që ka mjaft spekulime për prejardhjen e saj ka përbërës që ju ndihmojnë të trajtoni shumë problem të organizmit tuaj.

Fillimisht është thënë se është kultivuar në Kinë, deri sa e kanë zbuluar më pas Persianët, por ka edhe shumë spekulime se ky frut për herë të parë është krijuar në Armeni dhe është kultivuar atje që nga kohët e lashta.

Rruga e saj për në Mesdhe, ishte koha kur popullariteti i saj i vërtetë erdhi në dritë. Eksploruesit spanjollë i kanë dhënë vetës meritë për shpërndarjen e saj në Amerikë, ku edhe e ka popullaritetin më të madh.

Disa nga të mirat e saj janë: Prania e vitaminës A Kajsitë janë të mbushura me vitaminën A, të njohur edhe si Retinol, që është specifikisht e njohur për mbrojtjen e syve.

Mobi Casa

Retinoli dhe Beta Karoteni (i pranishëm gjithashtu në kajsi), që ndihmon në mbrojtjen e syve dhe sëmundjen ADM neovaskulare.Është i pasur me fibra Kajsitë janë një frutë që mund ta hani dhe të mos mendoni se do të shëndosheni, ju ndihmon të ndjeheni të ngopur dhe është I pasur me fibra të cilat I ndihmojnë shumë organizmit.

Është e mirë për zemrën tuaj Për shkak të pranisë së lartë të fibrave, ajo I ndihmon shumë edhe funksionimit të zemrës, duke reduktuar kolesterolin e keq në trup dhe në këtë mënyrë mbron zemrën tuaj.Forcon eshtrat tuaj Kalciumi është një element shumë i nevojshëm për formimin dhe zhvillimin e eshtrave dhe në kajsi ka shumë sasi të madhe të tij.

Prandaj është shumë me rëndësi që të përdorni sa më shumë kajsi, veçanërisht në këtë kohë.