Kajsia, burim natyral i vitaminave

Pos se kanë një aromë dhe shije të shkëlqyeshme, kajsitë janë shumë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina. Janë ndër më të pasurat me vitamina A, C, B, kalium dhe betakarotinë. E ndihmojnë organizmit për t’u mbrojtur nga infeksionet e ndryshme, për ripërtëritjen e indit të dëmtuar, në zhvillimin e eshtrave dhe dhëmbëve më të fortë, si dhe përmirësojnë shikimin.
Nutrientet nga kajsia mbrojnë zemrën dhe sytë, ndërsa fibrat e bimës mbrojnë nga sëmundjet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Në shëndetin e zemrës efekt ka përmbajtja e lartë e kolesterolit të mirë. Vitamina A, që është një antioksidues i fortë, mbron qelizat prej radikalëve të lirë. Me konsumimin e vitaminave A për 40 për qind zvogëlohen mundësitë për zhvillimin e kataraktës.
Të pasura edhe me vitaminën B 17, e cila shkatërron qelizat e kancerit, ndikon edhe në parandalimin e shfaqjes së tij. Shkaku se përmban sasi të madhe të hekurit, kajsia u sugjerohet personave që vuajnë nga anemia, pasi që shton sasinë e hemoglobinës.
(Kosova Sot)