UBT

Kah po shkon kultura jonë ?!

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Në shekullin e universiteteve, Në lulëzim të fakulteteve, Në shekullin e interneteve, Në zhdukje t’ analfabetëve … Kah po shkon kultura jonë –

Sot , pak kush di t’ na shpjegon ?!
Këndojnë njerëzit me fakultet –
Çka këndojnë – s’ e dinë as vet ?!
Shqip po flasin , shqip këndojnë ,
Por, as vet nuk e kuptojnë ,
Se çfarë kënge po këndojnë –

Pamëshirshëm e deformojnë !
Dhe kuptimin krejt ia ndërrojnë –
Nga se kurrë nuk logjikojnë !
Tekst e ritëm ia sakatojnë ,
Melodinë keq ia gjymtojnë !…
Nëpër shekuj , ndër shumë vjet –
Shumë këngëtarë analfabet ,
Kanë këndua n’ fusha e n’ male ,

Kanë ruajt vlerat origjinale !…
Kanë ruajt tekstet dhe muzikën ,
Kanë ruajt veshjet dhe traditën !…
Çdo zakon e çdo kulturë –
N’ vendin tonë s’ janë përbuzë kurrë !

II.

Sot , gjithkush është duke këndua –
Nuk po mundemi me i dëgjua ,
Këngët duke i deformua ,
Edhe tekstet duke i shkurtua !…
Dikur moti është këndu’ :
“Po na vijnë kalajtë (kuajt) me dru !”…
Sot , këndojnë pa logjiku’ :
“Po na vijnë kalamajtë me dru ?!”
Dikur:”Vaporët shkonin rrethit t’ detit
Dhe po i çonin asqerët e mretit !”…

Sot : “Vaporët vijnë bregut t’ detit
Dhe po i bien asqerët e mretit ?!”…
Dikur këndohej një këngë ndër ne :
“Oh , kur ke qenë njëherë e re –
Ty, t’ kam pas n’ merak !
Oh, je e bukur se ke le –
Shtatin si bajrak !”…
Sot , kur kem gëzim e hare –
Nuk ia vëmë veshin aspak :
“A ke qenë ndo ‘i herë e re ,

A ke pas merak ?!”…
Para burrave n’ mes konaku ,
Nga sevdaja e nga meraku ,
Këndohej kënga që ngrohej gjaku :
“Karajfili e zambaku” !…
“Oh , karajfili e zambaku ,

Paskan çelë , oh, për bukuri !
Oh, sa m’ ka marrë malli për ty,
Se pa ty , oh, nuk mund të rri !”…
Kësaj kënge , djali i Sadikut –

Sot , kudo kështu ia thotë :
“Mori shkrepësa e Venedikut –
Ndizesh , kallesh si barot !”…
Sot , këngëtarët n’ kafehane –
Mihanën – na e banë Mejhane ?!
Këtë turqizëm s’e kuptojnë prore –
Se Mejhanja është Pijetore !

UBT

Këngëtari – bylbyl në mollë ,
Pijetorja – n’ këmishë të hollë !
Këngëtari – bylbyl në dardhë ,
Pijetorja – n’ këmishë të bardhë !
Këngëtari – bylbyl në lis ,
Pijetorja – po qëndisë !
Këngëtari – bylbyl në vesë ,
Pijetores – i kërkon besë !…
Në çdo këngë na hyni hilja ,

Kështu Selvi – na u ba Xhemilja :
“Moj Xhemile – zylyfet me rrema ,
Qysh na dogje , mori , t’u djegtë zemra !”…
Këtë këngë t’ vjetër plot hare –
Kështu e këndon gjenerata e re :
“Moj Selvije , e kujna je ?
-Jam e nanës , babës , ku kam le !”

III.

Në programe t’ televizorit –
Na argëtojnë me humor t’ zorit !
Javë pas jave , radhë pas radhe –
Reklamohet : “Hunda e Madhe!”…
Nuk ha bari ky milet –
Me qeshë me banalitet !
Kuptimin e “Hundës s’ Madhe” –
Edhe çobanët e dinë n’ livadhe !…

IV.

N’ televizionet tona , nuk pushojnë beterët –
Na i rikthejnë ashikët , na i rikthejnë dylberët ?!
N’ vend se në këto role , t’ angazhohen bija –
Burri i zi , n’ shami – vishet me dimija ?!…
Në ekrane t’ mëdha e në ekrane t’ vogla –
Popullit po i shitet edhe dushk për gogla !
Këto emisione po i këqyrim prej zori –
Populli e di mirë se çka është humori !

V.

N’ televizionet tona kombëtare –
Po skenohet “Oda Shqiptare” !
Nuk lanë skenë pa e çoroditë –
Çka s’ ka qenë te na kurrë traditë !…
Në këto oda burrash , ç’ është realiteti –
Shpeshherë na servohet amoraliteti !
Aty na servohet sana edhe talla –
Thua se shikuesit të gjithë janë budalla !
N’ mjedis t’ odës shihen ca kerre të drurit ,
Gardhiqe me thera t’ ngulura prej hunit !
Në odë shihen buçka , aty shihen kasa ,
Aty shihen trina , aty shihet kashta !…
Aty shihen qypa , aty shihen kënata ,
Aty shihen leka , po edhe rrëfata !…
Aty shihen sofra me kunguj t’ pa pjekur ,
Mysafirët e odës – femrat duke i prekur !…

Gjilan , më 28.09.2014. Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.