RCCOLA

Kah po shkojnë shqiptarët?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Afati kalimtar i verës pritet të jetë goxha i nxehtë për futbollistët shqiptarë të Zvicrës. Madje, java e ardhshme mund të bëje me klube tjera, katërshen: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka e Blerim Xhemajli. Të gjithë janë duke biseduar me klube tjera.

Ylli i Bayernit, Shaqiri, pritet të ndahet me klubin bavarez, pavarësisht se ditë më parë drejtori sportiv i kësaj skuadre, Mathias Sammer tha se nuk e shesin ‘Shaqen’. Menjëherë erdhi kundërshpërgjigja e lojtarit, duke paralajmëruar largimin. Pas bisedimeve me Liverpoolin, ai tani sipas mediave në Itali është afër kalimit te Roma. “Il Temo në Itali zbulon se lojtari ia ka bërë me dije Bayernit se dëshiron të largohet, pasi nuk po luan titullar te Bayerni, dhe e ardhmja e tij mund të jetë Serie A”, transmeton ‘givemesport.com’ të shtunën. Për 22-vjeçarin nga Gjilani interesim ka shprehur edhe Juventusi, por të cilët janë më larg marrëveshjes me të.

Uji Dea

Valon Behrami është duke shijuar pushimet në Ibiza të Spanjës, por në këtë shtet ai mund të qëndrojë më shumë se sa një javë. Mesfushori nga Zvicra u nda ditë më parë me Napolin dhe oferta më serioze në drejtim të tij tani për tani është ajo e kampionëve të Spanjës, Atletico Madrid. Më herët flitej se ai është pranë kalimit te Interi.

Krahas tij, edhe bashkëlojtari i tij tek Napoli, Blerim Xhemajli është i lidhur me një kalim në Spanjë. Shërbimet e tij po i kërkon Sevilla. Edhe ai është ndarë me napolitanët….(Tribuna – Arena).