Eko Higjiena

Kafshët kontrabandë, rrezik për shëndetin publik

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ata që do të duhej t’i mbronin qytetarët, po ua vënë jetën në rrezik këtyre të fundit. Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës po ankohen se organet e drejtësisë po e shkelin ligjin duke i lënë të lira kafshët që kapen kontrabandë.

Lamir Thaçi, zëdhënës në AUV, thotë se ligjet në fuqi obligojnë që kafshët e tregtuara në mënyrë antiligjore duhet ndaluar dhe në asnjë formë nuk guxojnë të lihen të lira pa verifikim të gjendjes shëndetësore për shkak të mundësisë se bartjes se sëmundjes te kafshët e tjera apo në njerëz.

Fundamenti

“Ne kemi dy raste kur kafshë pa numra matrikulli ose me numra të Serbisë, pas ndaljes nga policia dhe vendosjes në karantinë, prokurorët me anë të njoftimit (urdhëresës) i kanë liruar që ne konsiderojmë se është rrezikuar shëndeti publik”, ka thënë Thaçi… (Tribuna).