Hidromorava

Kafshët e ngordhura sërish groposen pa ndonjë vendim në Stublinë, gjendje horror në vendin e krimit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Komuna e Gjilanit vazhdon të shkatërrojë ambientin dhe natyrën e bukur të Stublinës duke groposur kundërligjshëm kafshët e ngordhura. Banorët thonë se është e tmerrshme se qysh kryhet kjo procedurë sikur në filmat horrorr.

Edhe pse Kuvendi komunal ende nuk e ka votuar propozimin për lokacionin e groposjes së kafshëve të ngordhura, zyrtarët komunal po vazhdojnë kundërligjshëm dhe duke mos respektuar asnjë kriter të groposin kafshët e ngordhura.

Hajriz Haliti banor i Stublinës tha se është për gjynah vendi dhe skena e krimit.”Është trishtim situata aty, vendi nuk është i rrafshuar dhe gjithçka përngjanë sikur të ishte në ndonjë film horror. Komuna duhet ta stopoj këtë krim sepse aty duhet të merret dikush në pyetje. Ne i bëjmë kërkesë policisë dhe prokurorisë që ta hetojnë këtë krim institucional” tha Haliti.

Uji Dea

Sipas banorëve jo më pak se katër ditë janë varrosur disa kafshë të ngordhura në lokacionin që ende është pa vendim komunal./rajonipress/