ARKATANA

Kafjalli sipas recetës së një mjekeje të Harvardit: Ky kombinim i fuqishëm ushqimesh ruan shëndetin!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

5 orë – Kafjalli është një vakt shumë i rëndësishëm gjatë ditës dhe prandaj ka shumë rëndësi të zgjidhen ushqimet
Varet nga ajo zgjedhje se sa të shëndetshëm do të jemi, sa energji do të kemi dhe sa do të jetojmë, transmeton Telegrafi.

Dr. Dr. Monique Tello nga Universiteti i Harvardit tregon se si duket vakti i saj i parë. Falë kësaj diete, ajo kurrë nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Si duket një kafjall ideal?

Mjekja thekson se pastat, petullat dhe mufinet nuk janë një mëngjes ideal, sepse përmbajnë karbohidrate dhe sheqerna të përpunuara.

Në vend të kësaj, ju duhet të zgjidhni vakte të pasura me fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme për mëngjes në mënyrë që të ndiheni të kënaqur dhe të mbani nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.

Hapi i 1-rë – frutat

Frutat janë pjesë përbërëse e kafjallit të mjekes Tello dhe zakonisht përgatit rreth tri gota fruta.

“Frutat janë shumë të shëndetshme. Janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë”, thotë Tello.

ARKATANA

Hapi i 2-të – jogurti

Jogurti është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe probiotikëve. Zgjidhni jogurt të zakonshëm me një përmbajtje të reduktuar sheqeri dhe përziejeni atë me frutat e përgatitura.

Mjekja shmang versionet pa yndyrë të jogurtit, sepse pak yndyra është në të vërtetë e mirë për ne.

Hapi i 3-të – frutat arrore

Merrni një grusht frutash arrore ose farat tuaja të preferuar, ose një përzierje të tyre. Doktor Tello zgjedh bajame ose shqeme.

“Arrat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe fibra, dhe ato na japin energji,” thotë ajo.

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.