RCCOLA

Kafjalli ndikon edhe në mundimet menstruale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shmangia e ngrënies së vaktit të parë të ditës mund të lidhet me mundime më të mëdha gjatë periudhës së ciklit menstrual. Çrregullimet menstruale dhe ato të tretjes janë një problem që ndikojnë në funksionimin normal të çdo gruaje.

Duke u munduar të shpjegojë faktorët që mund të ndikojnë në to, një hulumtim japonez ka kërkuar të gjejë nëse moskonsumimi i mëngjesit mund ët ketë ndonjë ndikim në to.

Studiuesit kanë pyetur rreth 400 studente japoneze të moshës nga 18 deri në 20 vjeçe.

Eco Higjiena

Rezultatet kanë treguar se studentet të cilat kanë ngrënë mëngjes vetëm kohë pas kohe, ose nuk kanë ngrënë aspak, kanë pasur dhimbje më të shprehura menstruale (dismenore), krahasuar me ato që kanë ngrënë mëngjes çdo ditë.

Po ashtu, studentet të cilat aspak nuk kanë ngrënë mëngjes, kanë pasur më shumë prirje për të vuajtur edhe nga opstipacioni (kapsllëku).

Meqenëse dismenorea është një faktor rreziku edhe për çrregullimet psikologjike dhe gjinekologjike, ky hulumtim ka treguar rëndësinë e konsumimit të mëngjesit në kualitetin e jetës së vajzave të reja. /Mjeku.Net/