Uji Dea

Kafja zvogëlon rrezikun nga vdekja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ata që nuk mund ta mendojnë ditën e vet pa pijen e zezë magjike do të befasohen nga rezultatet e hulumtimit të ri, i cili thotë që kafja zgjat jetën.

Sipas hulumtimeve të publikuara në revistën “New England Journal of Medicine”, ata që kanë pirë kafe kanë pasur më pak rrezik nga vdekja se sa ata që preferojnë pijet pa kafeinë.

Adhuruesit e pijes së zezë po ashtu kanë pasur rrezik më të vogël që do të vdesin nga sëmundja e zemrës, problemet respiratore, sulmi në tru, diabeti dhe infeksionet.

UBT

Megjithatë, është vërtetuar që kafja nuk mbron nga kanceri. Pirja e dy apo tre filxhanëve në ditë redukton rrezikun nga vdekja për 10 për qind, janë rezultate e studimit të institutit nacional për kancer në SHBA.

“Interesante është që kafja sjell më shumë të mira për shëndetin se sa dëme”, ka thënë profesor Frank Hu, i cili ka studiuar efektet e kafes për shëndetin, por nuk ka marrë pjesë në hulumtimin e ri.

Autori kryesor i studimit, Neal Feedman, tha që edhe pse nuk mund të vërtetohet me siguri që ka lidhje në mes pirjes së kafes dhe jetëgjatësisë, rezultatet e hulumtimit i kundërshtojnë pohimet e mëhershme që kafja është e dëmshme për shëndetin.(koha)