United Hospital

Kafja turke është e dëmshme për personat që kanë këto sëmundje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tanimë e dimë që kafeja ka vlera të pazëvendësueshme shëndetësore. Kafeja ka mijëra minerale të ndryshme të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tonë. Kafja turke, e cila konsumohet shumë, është e dëmshme për disa persona.

Ndryshimet mes kafesë turke dhe asaj espresso

Kafeja turke është ajo që ka përqendrimin më të lartë të vlerave të bimës së kafesë. Pasi përgatitja e saj ka një hap, bluarjen e kokrrave të pjekura të kafesë dhe zierja e tyre me ujë. Ndërsa kafeja espresso kalon në disa procese të tjera.

Ndryshimi i parë është koha e pjekjes së kokrrave të kafesë. Kokrrat e kafesë ekspres piqen më gjatë dhe më pas shtypen dhe siten, për të prodhuar kokrriza në madhësinë e rërës. Më pas, përgatitja në makinetat e espressos, bën të mundur largimin e dy mineraleve që ndodhen te kafeja: kafestoli dhe kaholiani. Dy mineralet yndyrore të cilat gjenden te bima e kafesë, të cilat janë po aq të rëndësishme sa dhe antioksidantët.

Kush nuk duhet të konsumojë kafe turke

Uji Dea

Për njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo që kanë sëmundje të zemrës, këto dy minerale janë vërtet të dëmshme.

Studime të fundit, ku bazohet dhe AgroWeb.org, kanë vërtetuar se këto dy substanca, te personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, rrisin dukshëm rrezikun e bllokimit të arterieve. Duke përkeqësuar dhe shëndetin e zemrës, pasi ajo nuk furnizohet me gjakun e nevojshëm.

Pirja e kafesë turke te këta persona, rrit dukshëm nivelin e kolesterolit me 10 për qind. Kjo pasi kafeja turke përmban 7.2 miligramë të kafestolit dhe 5.4 të kaholijanit. Ndërkohë që kafeja ekspres përmban vetëm 1 milligram nga secila substancë.

Kjo për ekspertët është një e dhënë e dobishme, pasi tregon se njerëzit që vuajnë nga kolesteroli duhet të konsumojnë më shumë kafenë ekspres. Për njerëzit të cilët nuk kanë këto probleme, kafja turke nuk përbën asnjë rrezik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.