Fundamenti

Kafja për dietë: Kur duhet të pini kafe që më lehtë të humbni peshë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kafja ul apetitin, por forcon metabolizmin!

Nëse pini kafe, do të shpenzoni më shumë kalori sesa kur nuk pini.

Hulumtimet tregojnë që kafja shpejton metabolizmin dhe është ideale nëse e pini menjëherë pas ushqimit, posaçërisht nëse racioni ka qenë i pasur, ndërkaq ushqimi i fortë.

Trukun tjetër të cilin e zbulojnë nutricionistët është që të pini kafe para stërvitjes, transmeton Telegrafi.

“Kafja para se të shkoni në palestër apo para se të vraponi, do të djegë yndyrat”, thonë ekspertët e ushqimit.

KKVITI

Kur personi ushtron, kafeina ndihmon në mënyra të ndryshme. Ajo mund të shtojë lirimin e acideve të lira yndyrore në gjak, gjë që të mundëson të ushtrosh më shumë dhe më gjatë.

Kafeina po ashtu rrit energjinë dhe të ndihmon të fokusohesh më shumë në trening. Kjo sepse neuro-transmetuesit natyral si serotonina, dopamina dhe acetilkolina funksionojnë mirë gjatë kësaj kohe.

Kjo nuk do të thotë që duhet që të mbështeteni te kafja si burim energjie, ajo do t’ju freskojë vetëm për një afat të shkurtër. Dhe, natyrisht – pa krem dhe pa shumë sheqer në filxhanin e kafesë!

Hulumtuesi mjekësor Chris Kilham, i cili është edhe autor i Medicine Hunter Inc. tha se pirja e kafesë pas ushqimit ndihmon në tretje.

Kjo do të thotë se kafja i ndihmon trupit të procedojë më ngadalë ushqimin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.