UBT

Kafja kurrë nuk duhet të jetë gjëja e parë që e konsumoni posa të zgjoheni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Disa prej njerëzve as një “tungjatjeta” nuk mund ta thonë e lëre më ta fillojnë ditën pa e pirë kafen e mëngjesit.

Por sipas trajnerit personal Max Lowery, nëse gjëja e parë që e konsumo në mëngjes është kafja, atëherë ju vetëm do të ndiheni më të lodhur, transmeton Telegrafi.

27 vjeçari ka treguar se kafeina duhet të përdoret si përforcues i performancës, e jo si diçka që ju mundëson të funksiononi në nivel normal.

Në vend të kësaj, eksperti i fitnesit rekomandon ta konsumoni kafen mes orës 9:30 dhe 11:30 të mëngjesit, në mënyrë që të ndiheni më të freskët para një takimi apo më të fuqishëm para stërvitjeve fizike.

FITORJA

Sipas Lowery, nivelet tona të kortizolit arrijnë majat mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit, prandaj është mirë që gjatë kësaj kohe të shmangni konsumimin e kafes.

Pasi të zgjoheni në mëngjes, ai rekomandon ta filloni ditën me një çaj të gjelbër.

Max ka shpjeguar se nëse kafja bëhet pjesë e pandashme e rutinës tuaj të mëngjesit, atëherë ju do të filloni të zhvilloni tolerancë ndaj kësaj pije, dhe pas një kohe duhet të pini më shumë kafe për ta arritur të njëjtin efekt që e ka pasur në fillim.

Por, përveç se duhet të shmangni konsumimin e kafeinës në mëngjes, kafja duhet të shmanget edhe gjatë orëve të vona të ditës sepse kafeina ka një jetëgjatësi prej gjashtë orëve. Prandaj, nëse zgjidhni ta pini një kapuçino në orën 16:00, ju ende do t’i keni në sistemin tuaj 50mg kafeinë në ora 22:00. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.