Eko Higjiena

Kafiteria e serbit nga Kufca punonte pa dokumente përkatëse, policia heton rastin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Ankuesi Serb shtetas i Kosovës ka paraqitur një ankesë se në një kafiteri në fshatin Kufcë ka zhurmë në orët e vona të natës dhe paraqet pengës për banorët që jetojnë aty.

Policia e Kosovës njësitet sektoriale nga stacioni policor i Novobërdës kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë konstatuar gjendjen faktike ku është gjetur se ka zhurmë, por edhe i janë kërkuar dokumente për orarin e zgjatur.

ARKATANA

Gjatë verifikimit të dokumenteve që i ka ofruar pronari i kafiterisë dyshohet se ato dokumente janë jo legjitime. Policia e Kosovës nga Novobërda në vazhdën e hetimeve të lidhura me këtë rast me 12 shkurtë 2018 ka intervistuar në cilësinë e të dyshimtit edhe njërin nga Zyrtarët komunal nga Novobërda dhe janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se dokumenti në fjalë nuk është lëshuar në mënyrë legjitime.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit të cilit i janë prezantuar dëshmitë e rastit në fjalë. Rasti referohet për hetime të mëtejme njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.