Hidromorava

Kafeja e mirë edhe për të pastruar lëkurën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në mëngjes, një nga mendimet e para është kafeja. Një nga pijet që konsumohet më shumë në të gjithë botën. Jo vetëm që është e mirë për tu pirë, por është edhe një aleat I shkëlqyer për lëkurën.Kushdo mund të shfrytëzojë kokrrat e kafesë, ose edhe pluhurin e saj për të realizuar produkte natyrale për të aplikuar në fytyrë dhe trup.

Dihet tashmë se kafeina bën shumë mirë për lëkurën si dhe e zbut atë. Me shumë pak përbërës ju mund të përgatisni disa produkte të shkëlqyera për lëkurën në bazë të së cilave është pikërisht kafeja. Në këtë mënyrë do të keni një lëkurë të përgatitur për ekspozim në diell të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Produktet e bëra vetë.

GRANDEMALL

Ju mjafton kafe në pluhur, ajo e përdorur për ekspresin, dhe pak vaj ulliri. Pasi ti keni përzier së bashku, mund ti shtoni edhe pak vaj esencial livandoje. Ky skrab i bërë vetë aplikohet në fytyrë duke e masazhuar për disa minuta e më pas e shpërlani me ujë të vakët.

Ndërsa një skrab për trupin mund ta realizoni me pluhurin e kafesë, së cilës i shtohet sheqer i kuq, gjysmë gote vaj ulliri, një lugë çaji kanellë, si dhe një majë luge çaji arrë moskat. Kjo përzierje është një ilaç i vërtetë. Përdoret përpara dushit.

Provojini, janë të thjeshta dhe pa shumë shpenzime.a.h/noa

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.