Uji Dea

Kafeja e mëngjesit (prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Ramadan Mehmeti – Sa herë pi kafenë e mëngjesit, shikohem në fundin e filxhanit, me udhët e kryqëzuara, të çuditshme, krejt mishmash… me relieve, brigje, lugina, me paralelizma, ku asgjë të bardhë nuk ka.

Mobi Casa

Iki dhembjes, shpresës së humbur, ëndrrës e heshtjes, iki… e asnjë dritë nuk shihet në fund të tunelit.
Eci dhe e paguaj atë që e kërkoj… me gjak e paguaj, me copa mushkërish, me rrudha të thella në ballë. Eci dhe qaj fatin nën tingujt vajtues të violinës.
Eci, eci…
Qaj pa lot, ngaqë më lot nuk kam.
Faji pse nuk të arrij at(Dhe) është te sytë e mi të lodhur.
Unë nuk e mohoj këtë./rajonipress/