Kafeja dhe ushtrimet – kombinimi fitues
Harroni pijet e ndryshme energjike, në të cilat shpenzoni një pasuri të tërë. Pija e vetme për të cilën keni nevojë kur shkoni në palestër është kafeja!
Kafeina ndikon pozitivisht në përqendrim dhe pakëson lodhjen, theksojnë ekspertët, duke pohuar se një filxhan me kafe në kohën e duhur mundet të zgjatë kohën dhe intensitetin e ushtrimeve.
Hulumtimet tregojnë se një person do të duhej të pinte 4 miligramë kafeinë për kilogram, të secilës peshë që posedon, një orë para ushtrimeve. Kjo sasi e kafeinës do t’ju ndihmojë që të ushtroni 20 për qind më shumë se sa paraprakisht, e po ashtu do ta shtoni forcën dhe dëshirën për të ushtruar.
Është vërtetuar se si kafeina shton qëndrueshmërinë kur bëhet fjalë për ushtrimet e intensitetit të lartë, duke anuluar shenjat në tru për lodhje dhe duke stimuluar energjinë. Me gjithë efektet e dobishme, ekspertët sugjerojnë se si kafenë nuk duhet konsumuar pa kontroll, pasi që mund të shkaktojë nervozë, pagjumësi, dhimbje të kokës dhe shtypje të lartë të gjakut.


