HW

Kafe apo lëng portokalli për mëngjes?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Është bërë gati traditë për shumë njerëz që kur janë të përgjumur ose të lodhur të pinë.

Kafeina e gjendur në kafe njihet për stimulimin e trurit dhe ndihmon të luftoni ndjesinë e lodhjes.

Por, pirja e kafesë krijon varësi dhe do të zhyteni në efektet e saj.

Prandaj, ofrohen alternativa të tjera, sidomos ato pa kafeinë.Një nga alternativat është pirja e lëngut të portokallit.

Sipas një studimi të fundit, një gotë lëng portokalli (e barasvlefshme me 240 ml) mund të ndihmojë në stimulimin e trurit dhe mbajtjen në formë edhe në një pasdite të lodhshme.

Në studim u përfshinë 24 meshkuj, të cilët kryen disa teste mendore në dy ditë.

HW

Ditën e parë pinë një gotë lëng portokalli para testeve mendore, ndërsa të dytën pinë ujë me sheqer që kishte të njëjtën shije si lëngu i portokallit.

Pas analizimit të rezultateve, studiuesit zbuluan se meshkujt performuan më mirë, ishin më të shpejtë dhe të përqendruar ditën e parë kur pinë lëng të vërtetë portokalli.

Sipas studiuesve, lëngu i portokallit është më efikas në stimulimin e trurit, sepse në vend të kafeinës përmban flavonoide, një grup substancash bimore që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit.

Këto substanca përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke bërë që një informacion të kalojë më shpejt në qelizat nervore.

Që të jeni sa më vigjilentë dhe të përqendruar, konsumoni më shumë lëng portokalli sesa kafe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.