UBT

Kadriut i beson fuqishëm Nasala

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Banorë të Nasalës kanë pritur kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, në tubimin e organizuar në ambientet e shkollës fillore “Agim Ramadani”.

Banorë të shumtë kanë duartrokitur kryetarin Kadriu duke besuar fuqishëm në fitoren e tij më 3 nëntor.

Para simpatizantëve, ka folur nënkryetari i parë dhe bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, i cili ka thënë se pikërisht më 2 maj ka nisur projekti i parë në Nasalë, projekte këto të cilat kanë arritur numrin 37 sot.

Xhemaili ka folur edhe për listën e Aleancës, e cila padyshim se ka një përbërje jashtëzakonisht të mirë, ndërsa ka thënë se rruga drejt fitores vetëm se po vërtetohet çdo ditë e më shumë.

UBT

Ndërkaq, kryetari Kadriu, ka thënë se qëllimi i gjithë kandidaturës së tij ka qenë të ndryshojë opinionin e krijuar tek qytetarët dhe qasjen në aspektin politik.

Kryetari Kadriu ka thënë se ai ka punuar dhe do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim, por përkushtimi i tij do të jetë shumë më i madh për ata që kanë kushte të vështira dhe kanë nevojë për ndihmë.

Para banorëve të Nasalës, ka folur edhe për prioritetet që ky fshat ka, për të cilat ka premtuar se do të realizohen një nga një, qysh në mandatin e tij të parë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.