Kadriun e mirëpret Zhegra

Gjilan – Rexhep Kadriu, është pritur edhe nga aktivistë dhe përkrahës të Aleancës në Zhegër, të cilët kanë thënë se ndihen jashtëzakonisht të nderuar me prezencën e kryetarit në Zhegër dhe me ndihmën që ai ka dhënë për këtë fshat, duke rregulluar së fundi parkun e Zhegrës.
Mbrëmjen e së hënës, kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës, ka qëndruar në fshatin Zhegër, ku është pritur nga kryetari i Degës Shaqir Isufi, anëtari i kryesisë dhe koordinatori i fshatit Nezir Neziri, si dhe nga dy kandidatët për asamblenë komunale Hanushe Ramadani (Zhegër) dhe Arlind Ajeti (Lladovë).
Kadriu, është pritur edhe nga aktivistë dhe përkrahës të Aleancës në Zhegër, të cilët kanë thënë se ndihen jashtëzakonisht të nderuar me prezencën e kryetarit në Zhegër dhe me ndihmën që ai ka dhënë për këtë fshat, duke rregulluar së fundi parkun e Zhegrës.
“Këto janë investime që është dashur të bëhen nga organet kompetente komunale si obligim që e kanë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ka ndodhur vetëm falë ndihmës dhe vullnetarizmit të kryetarit Kadriu, i cili me shpenzime të veta po investon në ndryshimin e jetës së qytetarit”.
Ndërkaq, Kadriu ka premtuar se do të vazhdojë të ofrojë përkrahje për qytetarët e Zhegrës dhe se do të jetë gjithmonë i gatshëm t`i dëgjojë hallet e tyre dhe bashkë të gjejë zgjidhje për to.
Ai ka thënë se përkushtimin e tij ndaj qytetarit, ka plot gjashtë muaj që po e dëshmon me punë dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen./rajonipresss/