Kadriu: Zvarritja e zyrës e panevojshme

Gjilan – Sadullah Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra” dhe këshilltar komunal tha për rajonipress se zvarritja e zyrës për nevojat e qytetarëve të Kosovës Lindore është shumë e paarsyeshme dhe është humbur shumë kohë. Marrëveshja ka qenë krejt ndryshe e krejt ndryshe është vepruar sepse po bëhen gati një vit e s`ka asgjë konkrete prej saj thotë Kadriu.
Sadullah Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra” ndihet i zhgënjyer me pushtetin komunal në Gjilan që nuk ka ndërmarrë hapa konkret për të zbatuar marrëveshjen e Lëvizjes “Vatra” me Lutfi Hazirin për të hapur një zyre për nevojat e qytetarëve të Kosovës Lindore të vendosur në Gjilan.”Vërtet kemi humbur shumë kohë dhe është harxhuar shumë energji e asgjë konkrete nuk kemi realizuar. Gati u bënë një vit nga marrëveshja që parasheh hapjen e një zyreje për qytetarët e Kosovës Lindore, por asgjë konkrete nuk ka “ tha Kadriu për rajonipress.
Kadriu tha se janë të panevojshme dhe të pashpjegueshme këto vonesa. “Unë personalisht kam mbrojtur dhe kam sensibilizuar problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore, por ne kemi insistuar që të hapet një zyre e veçantë e cila do të merret enkas vetëm me problemet e tyre” tha Kadriu./rajonipress/