UBT

Kadriu: Zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë është bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Edi Rama të bisedoj për shkëputjen e Luginës nga Serbia e mos të kërcej valle si Ilir Meta. Vizita e paralajmëruar e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për në kryeqytetin e Serbisë Beogradin më 22 tetor 2014, është vizitë historike për politiken ballkanike, pas gjysme shekulli një kryeministër shqiptar shkel kryeqytetin e Serbisë. Gjatë kësaj vizite, kryeministri shqiptar duhet t`i tërheq vërejtjen për shkeljet e drejtave bazike njerëzore të shqiptarëve në Kosovën Lindore nga qeveria e Serbisë thotë Kushtrim Kadriu zëdhënës i Lëvizjes “Vatra”.

Kadriu thotë për rajonipress se kërkesë bazike që duhet të dalë nga vizita e zotit Rama do të duhet të ishte diskutimi me qeverinë e Serbisë për lirimin e tri komunave shqiptare të pushtuara nga ajo dhe të kthimit të kufijve të pas luftës së dytë botërore, kur këto komuna ishin pjesë të Kosovës, e ku kjo zgjedhje është zgjidhja më e mirë e mundshme, më e drejtë e cila njëherë e mirë do e zgjidhte problemin e shqiptarëve dhe serbeve në Kosovën Lindore.

“Kjo kërkesë e kamotshme e popullit shqiptarë që jeton në Kosovën Lindore, është e bazuar në referendumin e vitit 1992 ku këta qytetarë me shumicë absolute kërkuan shkëputje nga Serbia dhe bashkim me Kosovën. Urojmë që kjo vizitë të mos shkoj si ajo e para ca vitesh që u realizua nga ish-ministri i punëve të jashtme tё Shqipёrisё, zoti Ilir Meta nё Serbi dhe Bujanoc e Preshevё, ku na dha njё pasqyrë jo reale pёr gjendjen e shqiptarёve nё kёto komuna”.

KKGJILAN

Kadriu tha se nё vend se tё bisedohej pёr arsyet e varfёrisё sё skajshme tё shqiptarёve, ndjekjet, arrestimet, gjykimin qё po u bёhet tё rinjve shqiptarё, dënimet e njё pasnjёshme, militarizimin e vendit, diskriminimin e shqiptarёve nё tё gjitha fushat e jetёs, mos investimet, kthimin e shqiptarёve tё ndjekur dhe shumё tё tjera, aty kёrciti daullja dhe u hodh vallja!! Krijohej përshtypja se shqiptarёt qenkan qytetarёt mё tё lumtur nё Serbi dhe se çështja e tyre qenka zgjidhur përfundimisht.

Serbisё njё shёrbim shumё i mirё te faktori ndёrkombёtar, shёrbim tё cilin jo vetёm qё nuk e kishte pritur, por as qё do ta arrinin vet asnjёherё. Si udhëheqësit e shqiptarëve, ashtu edhe faktori ndёrkombёtar, duhet ta kenё tё çart se zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë është bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën tha në fund Kushtrim Kadriu. /rajonipress/