Eko Higjiena

Kadriu viziton Zhegrën dhe fshatin Goden

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të takimeve të shumta të kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu gjatë ditës së shtune, ai ka vizituar edhe një familje me gjendje të vështirë ekonomike në fshatin Goden.

Kryetari Kadriu ka qëndruar në familjen e Isuf Aliut, të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe pa përkrahje nga asnjë institucion, për jetesë.

Kryetari Kadriu, i cili në rend të parë ka gjithmonë qytetarin, edhe një herë tjetër ka treguar humanizmin e tij duke premtuar ndihmë për këtë familje.

Ai ka thënë se personalisht do të kujdeset që kjo familje të dalë nga gjendja të cilën gjendet, ndërsa ka thënë se në ditët në vijim, familja Aliu do të marrë ndihmën e merituar.

Isuf Aliu kryefamiljar, ka folur para kryetarit Kadriu për kushtet e vështira me të cilat përballet familja e tij, ndërsa ka thënë se është falënderues që të paktën dikush është kujtuar të vizitojë atë dhe familjen e tij.

ARKATANA

Ndërkaq, kryetari Kadriu i cili është shoqëruar nga anëtarë të tjerë të strukturës, kanë dhënë fjalën se do të përkujdesen për këtë familje dhe se ajo nuk do të jetë më e harruar.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, pas vizitës në Velekincë të shtunën ka vizituar edhe në Zhegër, më konkretisht ka qëndruar në parkun e fshatit, ku janë diskutuar për punimet që së shpejti do të fillojnë për rregullimin e këtij parku.

Kjo iniciativë vullnetare e kryetarit Kadriu ka nisur të shtunën, ku ai bashkë me kryetarin e Degës në Zhegër Shaqir Isufi dhe anëtarin e kryesisë nga kjo anë Nezir Neziri si dhe anëtarë të tjerë të strukturës, kanë bashkëbiseduar për atë çfarë mund të bëhet që ky park të gëzojë kushte më të mira.

Kryetari Kadriu ka premtuar se do të kontribuojë në rregullimin e këtij parku, sepse sipas tij të gjithë fëmijët e banorët e Zhegrës, meritojnë të kenë një park të përshtatshëm ku të kalojnë një pasdite apo të pushojnë.

Në këtë vizitë të kryetarit Kadriu, ka marrë pjesë edhe aktivisti i Aleancës Fatmir Emini./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.