Uji Dea

Kadriu vendos shtylla elektrike në lagjen “Arbëria”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rexhep Kadriu së bashku me 40 shtëpi të lagjes “Arbëria” në rrugën “Elena Gjika” të premten kanë vendosur pesë shtylla elektrike duke ua zgjidhur një problem jetik këtyre banorëve. Kadriu tha se këto shërbime që po i bënë ai dhe AAK nuk janë shërbime luksi, por nevoja emergjente të qytetarëve të cilat janë premtuar nga pushteti në ikje dhe nuk janë realizuar.

Rexhep Kadriu çdo ditë po zhvillon aktivitete nga më të ndryshmet për të ndihmuar e përkrahur banorët në të gjitha lagjet e qytetit. Të premten Kadriu ka ndihmuar banorët e lagjes “Arbëria” në rrugën “Elena Gjika”.

Kadriu i mbështetur edhe nga aktivistët dhe banorët e lagjes ka vendosur pesë shtylla elektrike me një gjatësi prej 250 metrave. Kadriu tha për rajonipress se këto shtylla po vendosen pas kërkesës që kanë bërë banorët e lagjes në adresë të tij dhe AAK-së. “Unë këtë investim po e bëjë me kërkesën e banorëve dhe me lejen e KEDS-it. Janë mbi 40 shtëpi përfituese të këtij projekti i cili është dashur të rregullohet nga pushteti në ikje” tha Kadriu.

Eco Higjiena

Kadriu tha se për çdo ditë po tregon një përkushtim të madh ndaj nevojave të qytetarëve, duke identifikuar shumë probleme e halle të qytetarëve si në infrastrukturë, mungesë të rrjetit të ujërave të zeza, mungesë te ujit të pijshëm e mungesë të rrjetit elektrik.”Sa herë që më ftojnë qytetarët unë do ju përgjigjem pozitivisht dhe gjatë tërë javës, por edhe deri në zgjedhje dhe edhe pas zgjedhjeve unë do të jem në shërbim të qytetarit gjilanas” tha Kadriu.

Kadriu tha se ky shërbim që po bënë ai sot nuk është shërbim luksi, por shërbim elementar që në rrethana normale pushteti komunal është dashur ta kryej në afatin parë qeverisës. ”Shpesh po akuzohem nga pushteti në ikje se unë po bëjë fushatë me këto investime, por unë realisht po duhet të kryej punët që është dashur t`i kryej kryetari i komunës dhe partia në pushtet, të cilët tërë kohën po merren me kandidatin për kryetar komune derisa kanë harruar hallet e shumta të qytetarëve. Sikur partia në pushtet t`i mbante premtimet dhe t`i kryente punët apo detyrat e shtëpisë qytetarët nuk do të kishin pasur nevojë për Rexhep Kadriun”.

Kurse banorët Lazim Smaqeku, Naser Haliti e Besim Salihu thanë se shërbimin që i ka bërë sot AAK dhe Rexhep Kadriu ua ka zgjedhur një problem shumë jetësor dhe delikat.”Kemi pritur me vite dhe askush nuk është përgjigjur. Sot ëndrra jonë u bë realitet falë Kadriut “ tha Naser Haliti./rajonipress/