ARKATANA

Kadriu: “Vatra” të merr pjesë në zgjedhjet lokale

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryesia e rinisë njëzëri ka përkrahur idenë e shumë anëtarëve të kryesisë së “Vatrës” dhe të qytetarëve në vazhdimësi, e në veçanti ideja e dalë nga tubimi i 4 majit, ku qytetarët dhe simpatizantët e Shoqatës kërkuan që “Vatra” të merr pjesë në zgjedhjet lokale të këtij viti tha Kushtrim Kadriu nga kryesia e rinisë së shoqatës “Vatra” me seli në Gjilan.

Kushtrim Kadriu tha për rajonipress se në vigjilje të shënimit të 8 vjetorit të themelimit të shoqatës “Vatra”, të hënën është mbajtur edhe takimi i përjavshëm i kryesisë së rinisë së Shoqatës.”Gjatë këtij takimi është bërë analiza e të bëmave që kreu rinia e “Vatrës” nga korriku i kaluar e deri tani, si dhe u diskutua për hapat që do të ndërmarr Shoqata në të ardhmen, pas 8 viteve funksionimi të sajë” tha Kadriu.

Fundamenti

Sipas tij kryesia e rinisë njëzëri përkrahu idenë e shumë anëtarëve të kryesisë së “Vatrës” dhe të qytetarëve në vazhdimësi, e në veçanti ideja e dalë nga tubimi i 4 majit, ku qytetarët dhe simpatizantët e Shoqatës kërkuan që “Vatra” të merr pjesë në zgjedhjet lokale të këtij viti.

“Kryesia e rinisë së shoqatës “Vatra” kërkon nga Kryesia Qendrore që sa më shpejtë të ftohet Këshilli i Përgjithshëm dhe të vendoset për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Rinia e Shoqatës konsideron se “Vatra’ ka mundësi dhe kapacitet të jetë një subjekt serioz në zgjedhjet e ardhshme, këtë gjë e bazojmë në kuadrot që ka “Vatra” dhe ato që po ofrohen dita-ditës” tha Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: