RCCOLA

Kadriu: “Vatra” do të jetë befasia e këndshme për zgjedhjet e nëntorit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sadullah Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra” tha për rajonipress se synim kryesor i kësaj lëvizje është që të futet në Asamblenë Komunale të Gjilanit prej nga mund të ngrenë zërin dhe shqetësimet e tyre rreth të drejtave të banorëve të Luginës së Preshevës që janë të vendosur në Gjilan.

Lëvizja “Vatra” me të hyrë në politikë i ka edhe synimet e saja për të arritur edhe qëllimin e saj final. Si lëvizje politike mendojnë se mund të angazhohen dhe japin kontribut më të madh për të afirmuar dhe mbrojtur të drejtat e banorëve të Luginës të vendosur në Gjilan dhe kudo në Kosovë.

Sadullah Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra” për rajonipress shpalos synimet dhe programin e lëvizjes “Vatra”.

Kadriu tha se synim kryesor i kësaj lëvizjeje është që të futet në Asamblenë Komunale të Gjilanit prej nga mund të ngrenë zërin dhe shqetësimet e tyre rreth të drejtave të banorëve të Luginës së Preshevës që janë të vendosur në Gjilan.”Popullata e Kosovës Lindore e vendosur në Gjilan nuk po trajtohet drejtë rreth dokumentacioneve, derisa Komuna e Gjilanit asnjëherë deri tani nuk ka mbajtur ndonjë seancë për të ngritur zërin ndaj problemeve reale që ka popullata e Kosovës Lindore. Ne as jemi refugjatë me letra e as qytetar të Gjilanit” shprehet i revoltuar Kadriu.

RCCOLA

Kadriu tha se “Vatra” do të jetë një befasi e këndshme për qytetarët e Gjilanit.”Do të fitojmë në zgjedhjet e nëntorit dhe do të jemi një befasi e këndshme për elektoratin gjilanas. Të gjitha rrethanat dhe zhvillimet flasin se ne kemi përkrahës, kemi aktivist dhe kemi ithtarë të shumtë. Ne llogarisim se kemi rreth 8500 votues me të drejtë vote vetëm në Gjilan” tha Kadriu.

Kadriu tha se Vatra nuk do të jetë e kufizuar që në gjiun e saj të ketë vetëm aktivistë nga Kosova Lindore.”Ne do kemi shtrirje edhe në fshatrat e Gjilanit dhe më gjerë” tha ai.

Kadriu thotë se po të kishin statusin e refugjatit do të mund të kërkonin nga Qeveria e Serbisë ndërtimin e mbi 50 shtëpive për nevojat e familjeve që janë të vendosur në Gjilan.

Ndryshe Kadriu tha se kthimi i Vatrës në lëvizje erdhi pas kërkesës së banorëve të Luginës të cilët me të drejtë kanë pritur shumë nga Qeveria e Kosovës , por edhe nga institucionet komunale të Gjilanit se do të kenë një tretman më të dinjitetshëm./rajonipress/