ARKATANA

Kadriu uron Aliun dhe premton mbështetje nga biznesi i tij privat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, Rexhep Kadriu, njëherit edhe nënkryetar i Komunës, me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjilan, me ç’rast ka uruar kryetarin e ri të zgjedhur të BI-së në Gjilan Naim Aliu të cilit i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të plotë.

Me këtë rast Kadriu, ka thënë se Bashkësia Islame është një institucion shumë i madh dhe pikëprekë numrin më të madh të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, prandaj siç ka thënë ai kjo kërkon edhe bashkëpunim dhe angazhim të të gjithëve. “Isha sot në Bashkësinë Islame në Gjilan, për të uruar kryetarin e ri, Naim Aliu, të cilit pos urimit i kam ofruar bashkëpunim dhe mbështetje në kuadër të përgjegjësive që kam si kryetar i AAK-së, si nënkryetar i Komunës por edhe si pronarë i biznesit privat. Në hapin e parë në këtë vizitë unë ndajë mbështetjen me 100 kubik beton, për xhaminë e lagjes “Baleci”, por poashtu angazhimi dhe mbështetja nuk do të përfundoj me kaq, ngase kemi ende punë të shumta që mund të bëjmë së bashku”, ka thënë ndër të tjerash nënkryetari Kadriu.

Eco Higjiena

Ai poashtu ka pohuar se Bashkësia Islame ishte dhe po vazhdon të mbetet në rolin e përkushtimit për të kultivuar bashkimin mes qytetarëve, solidaritetin dhe paqen fetare në të komunitetit tonë, siç ka vepruar edhe më parë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.