Eko Higjiena

Kadriu: Universiteti i Gjilanit me cilësi të dobët dhe politizim të kuadrove

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kushtrim Kadriu thotë se cilësia dhe kushtet në UPGJ janë të dobëta. Cilësia shumë e dobët, kushtet e rënda për studime dhe politizimi i kuadrove akademike në UPGJ, kanë bërë që të rinjtë e Kosovës Lindore të drejtohen kah universitetet tjera, thotë ai.

Kushtrim Kadriu nga Shoqata “Vatra” thotë se Universiteti Publik i Gjilanit (UPGJ) ofron drejtime të pakta, derisa Komunat e Kosovës Lindore, sipas tij, kanë nevojë më shumë për kuadro të shëndetësisë, raporton rajonipress.

Sipas tij në Preshevë është ndërtuar materniteti, por nuk ka mundur të hapet, sepse nuk ka mjekë. Por, këto nuk janë arsyet e vetme të interesimit kaq të vogël për UPGJ-në.

FIDANISHTJA

Kadriu thotë se autoritetet kosovare i kishin diskriminuar më herët studentët nga Kosova Lindore. “Kjo injorancë i ka shtyrë studentët nga Lugina e Preshevës që të orientohen më tepër në Tiranë, Shkodër e Vlorë, se sa në universitetet e Kosovës”, ka thënë ai.

Në Kosovë, edhe jeta është më e shtrenjtë. Shqipëria ofron banim dhe ushqim më të lirë, si dhe studime më të lira se në Kosovë. Në Kosovë, semestri deri sivjet ishte 50 euro, ndërsa në Shqipëri është 12 euro. Edhe taksa e qarkullimit për automjete, që e aplikoi Kosova për Luginën e Preshevës, bëri që të shtrenjtohet dyfish bileta e udhëtimit Preshevë-Gjilan.

Kadriu ka vërejtje edhe te cilësia dhe kushtet në UPGJ. “Cilësia shumë e dobët, kushtet e rënda për studime dhe politizimi i kuadrove akademike në UPGJ, kanë bërë që të rinjtë e Kosovës Lindore të drejtohen kah universitetet tjera”, thotë Kushtrim Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.