GRANDEMALL

Kadriu: Unë nuk flas shumë, jam njeri i veprave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – E di që tashmë jeni lodhur nga premtimet e kota, por besojë që e keni kuptuar që unë nuk flas shumë, sepse punojë më shumë se që e bëjë një gjë të tillë. Besojë, që puna ime në këtë rast vlen më shumë se secila fjalë, prandaj këtë do të vazhdojë ta bëjë, vetëm për ju qytetarë, sepse tashmë kemi humbur shumë kohë, kemi mbetur shumë mbrapa dhe çdo ngecje tjetër qytetin tonë e qon drejt shkatërrimit, drejt humnerës, ka thënë Rexhep Kadriu.

“As PDK-ja dhe as Qemajl Mustafa, nuk do të mund ta marrin asnjë votë nga Kravarica”. Kështu kanë thënë banorët e këtij fshati, të cilët të zhgënjyer dhe të lodhur me premtimet e kryetarit aktual të komunës, të cilat asnjëherë nuk janë kthyer në vepër, as nuk duan të dëgjojnë të flitet për të.

Ata kanë deklaruar se përkrahin ata që punojnë, ata që i realizojnë premtimet e tyre dhe e mbajnë fjalën, ata që ulen në një odë me qytetarë dhe bashkëbisedojnë me ta e nuk bëjnë politikë, prandaj gjatë tubimit të mbrëmshëm në Kravaricë, këta banorë kanë shprehur haptazi përkrahjen e tyre të fuqishme për kryetarin e AAK-së dhe kandidatin për kryetar të komunës Rexhep Kadriu.

Në tubimin, i cili me kërkesën e banorëve u mbajtur në shtëpinë e Shemsi Ahmetit, u fol për të programin që kryetari Kadriu ka për qytetarët e Gjilanit, duke mos bërë dallime as për ata në Kravaricë si dhe për prioritetet që ai ka veçmas për këta banorë.

Hidromorava

“E di që tashmë jeni lodhur nga premtimet e kota, por besojë që e keni kuptuar që unë nuk flas shumë, sepse punojë më shumë se që e bëjë një gjë të tillë. Besojë, që puna ime në këtë rast vlen më shumë se secila fjalë, prandaj këtë do të vazhdojë ta bëjë, vetëm për ju qytetarë, sepse tashmë kemi humbur shumë kohë, kemi mbetur shumë mbrapa dhe çdo ngecje tjetër qytetin tonë e qon drejt shkatërrimit, drejt humnerës”, ka thënë kryetari Kadriu.

Ai nuk ka premtuar asgjë, por ka thënë se në të ardhmen qytetarët e Kravaricës do ta shohin se takimet e tij të mëhershme në këtë fshat dhe besimi që ai e ka marrë nga banorët, nuk ka qenë i kot, por i drejtë dhe i saktë.

Para të pranishmëve ka folur edhe nënkryetari i Degës së AAK-së në Gjilan Nijazi Miftari, i cili u ka bërë thirrje banorëve të Kravaricës që të votojnë numrin 62, të votojnë Rexhep Kadriun për kryetar të komunës, sepse ndryshe nuk mund ta shohim ndryshimin që të gjithë po e presin.

Ndërkaq më tutje, kanë folur edhe vet banorët, duke treguar për të gjitha premtimet që Qemajl Mustafa u ka dhënë, për të gjitha projektet që ka thënë se do ti realizojë dhe nuk i ka bërë, duke përfshirë edhe rrugën kryesore të fshatit, rrugë kjo e cila figuron si projekt i realizuar, por që nuk është hedhur asnjëherë asfalt mbi të thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.