Mobi Casa

Kadriu: Tri kandidatura rikandiduese i kanë sjellur vetëm të këqija Gjilanit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Që të tre kandidatët, Qemajl Mustafa, Lutfi Haziri e Ismajl Kurteshi të cilët po rikandidojnë tani, kanë keqmenaxhuar me paranë e qytetarit, e kanë shkatërruar qytetin tonë, duke e sjellë në gjendjen më të keqe, atë që është sot ka thënë Rexhep Kadriu.

Qytetarët po e shohin dallimin e një kryetari që angazhohet dhe “atyre” që nuk ka bërë asgjë për qytetarët e Gjilanit

Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe njëherit kandidati për kryetar të komunës nga radhët e kësaj partie Rexhep Kadriu, të premten ka marrë pjesë në tubimin e organizuar me nëndegën Qendra VI.

Kryetari Kadriu i shoqëruar nga bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, nënkryetari i degës së AAK-së Fadil Gashi, sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica, anëtarë të tjerë të strukturës si dhe kandidatët për këshilltarë komunal, janë pritur nga simpatizantë të kësaj lagje, të cilët kanë shprehur përkrahjen e tyre për Rexhep Kadriun-kryetar të Gjilanit.

Eco Higjiena

Para të pranishmëve, fjalën e mori kandidati për këshilltar komunal nga kjo lagje Hamid Azemi, i cili i bëri thirrje fqinjëve të tij që të votojnë numrin 62. Ai tha se edhe pse lagjja që shkon me nëndegën Qendra VI llogaritet si zonë e dytë e qytetit, në fakt nuk i ka as kushtet elementare si lagje, duke folur për problemet me të cilat ballafaqohen banorët.

Nënkryetari i parë i AAK-së dhe bartësi i listës Selami Xhemaili, ka thënë se AAK ka prioritet që gëzon një listë të pasur me emra me vlera dhe virtyte të mëdha. Ai ka thënë se ekipi i fitores i AAK-së premton shumë, sepse ka përbërje të kandidatëve të profileve të ndryshme.

Ndërkaq, kryetari Kadriu, i cili ka folur para simpatizantëve, ka thënë se qysh me marrjen e postit të kryetarit të AAK-së, ai ka pasur për qëllim të tregojë dallimet që ka një kryetar i mirë dhe një kryetar që nuk bënë asgjë për qytetarët e vet.

“Që të tre kandidatët, të cilët po rikandidojnë tani, kanë keqmenaxhuar me paranë e qytetarit, e kanë shkatërruar qytetin tonë, duke e sjellë në gjendjen më të keqe, atë që është sot. Prandaj, unë premtojë se një qeverisje e tillë nuk do të ekzistojë në mandatin tim, sepse programi i Aleancës është i përpiluar duke u bazuar në pesë shtylla kryesore: zhvillim ekonomik, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, luftë kundër korrupsionit si dhe rini, kulturë dhe sport. Ne kemi strategji që do të ulin papunësinë dhe do t`i plotësojnë kushtet e qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë kryetari Kadriu thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/