UBT

Kadriu thirrje inspeksionit: Pse nuk po e inspektoni zhurmën nëpër kafiteri?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sa decibel është e lejuar zhurma me ligj? Zhurma e madhe që po bëhet prej kafiterive duket se ka kaluar çdo standard ligjor e njerëzor, thjesht ka kaluar në çmenduri. Vetëm të kalosh atypari të dëmton dëgjimin, mos të flasim për klientët që ndodhen brenda tyre ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Fundamenti

“Është e papranueshme që muzika e lartë e këtyre kafiterive të dëgjohet edhe brenda shtëpive të banorëve aty pranë, duke ua bërë të pamundur jetesën normale në shtëpitë e tyre. Nëpër ato shtëpi ka fëmijë të vegjël që duan të flenë, ka nxënës e student që duan të mësojnë, ka pleq që duan të pushojnë dhe ka të rritur që punojnë dhe që duan të flejnë më herët. Është skandaloze që këtyre banorëve t’u dridhen mobiljet nga muzika e kafiterive dhe komuna të mos bëjë asgjë” ka shkruar Kushtrim Kadriu./rajonipress/