Mobi Casa

Kadriu: Të rinjtë janë prioritet i imi dhe i Aleancës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të rinjtë janë prioritet i imi dhe i Aleancës, prandaj unë premtojë se në të ardhmen do të kujdesem për ofrimin e kushteve sa më të mira për ju, duke filluar nga punësimi. Prandaj ju bëjë thirrje të na përkrahni dhe të bindeni se fjalët tona nuk janë vetëm të kota, ka thënë Rexhep Kadriu.

Të rinjtë e Aleancës në Gjilan, sot kanë organizuar një takim me studentë, të cilët kanë dashur t`i njoftojnë me kryetarin e AAK-së Rexhep Kadriu si dhe me kandidatët e të rinjve për këshilltarë komunal.

Në këtë takim të organizuar nga kryetari i Aleancës së të Rinjve të Kosovës Dega në Gjilan Labinot Hyseni në bashkëpunim me strukturën e tij, kanë marrë pjesë kryetari i AAK-së Rexhep Kadriu si dhe nënkryetari I AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi.

Labinot Hyseni, kandidat për këshilltar komunal ka thënë se të rinjtë si në Aleancë si jashtë saj, gjithmonë janë favorizuar dhe përkrahur nga kryetari Rexhep Kadriu, i cili ka treguar mbështetje në zgjerimin e rrjetit të të rinjve në Aleancë.

Ai ka folur edhe për projektet e shumta që janë realizuar nga ARK-ja, ndërsa i ka bërë thirrje studentëve të pranishëm, që të votojnë Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit, sepse e ka dëshmuar se ai është gjithmonë i gatshëm t`i dalë në ndihmë qytetarit.

ARKATANA

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së në nivel qendror, ka thënë se të rinjtë janë shtyllë e fuqishme e Aleancës dhe se ata kanë gjithmonë përkrahjen e strukturës së lartë.

“Ne kemi një strukturë të pastër dhe të fuqishme të të rinjve me të cilët jemi mjaft krenar, prandaj edhe ju bëjmë thirrje që të votoni për kandidatët e rinj, që janë pjesë e listës sonë mjaft serioze”, ka thënë Isufi.

Ndërkaq kryetari Kadriu, ka thënë se ai ka plane konkrete për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë në të ardhmen.

“Të rinjtë janë prioritet i imi dhe i Aleancës, prandaj unë premtojë se në të ardhmen do të kujdesem për ofrimin e kushteve sa më të mira për ju, duke filluar nga punësimi. Prandaj ju bëjë thirrje të na përkrahni dhe të bindeni se fjalët tona nuk janë vetëm të kota”, ka thënë Kadriu.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë studentë të shumtë, të cilët kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit Kadriu, për kryetar të komunës thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.