Kadriu: Të respektohen investitorët e huaj dhe marrëveshjet në rastin e “Eco – Higjienës”

Gjilan – Qysh nga fillimi i nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet ndërmjet komunës dhe partnerit privat Austriak ka pas hile në ketë punë dhe sot e asaj dite këto hile po vazhdojnë dhe ne si institucione si lokale dhe qendrore duhet të kemi kujdes sa i përket investitorëve të huaj dhe ne duhet të japim shembullin më të mirë të respektimit të marrëveshjeve, por e njëjta vlen edhe për kompaninë “Mozer Group” thotë Rexhep Kadriu aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Infarstrukturës dhe ish nënkryetar i komunës së Gjilanit.
Kadriu tha se kontrata duhet të respektohet në plotni dhe duhet të ulen tensionet mes palëve dhe të ulen të i zgjidhin ato me negociata sepse fundi i fundit ashtu shkruan edhe në kontratë. “Është mëkat që Komuna e Gjilanit e cila shquhet me siguri dhe si qytet i vlerave të jep shembull të keq për investitorët e huaj. Ka ardh koha për një tryezë të përbashkët mes komunës dhe “Eco – Higjienës”, që të tejkalohen problemet e mos të pësojnë qytetarët dhe punëtorët të cilët me djersen e tyre nga ora 06 e mëngjesit nisin punën për një Gjilan më të pastërtë” tha Kadriu.
Kadriu tha se institucionet qendrore në këtë rast Qeveria e Kosovës është gatshme nëse kërkohet nga komuna që të mundësoj tejkalimin e gjendjes së krijuar./rajonipress/