Eko Higjiena

Kadriu takon studentët e Fakultetit të Edukimit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të mërkurën ka pritur në selinë e tij, Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Edukimit në Gjilan . Kadriu, ka falënderuar studentët për vizitën që i kanë bërë atij dhe Aleancës, ndërsa ka thënë se në Aleancë, dita ditës po sillet një frymë e re dhe një zhvillim pozitiv.

Ky takim, ka ardhur si rezultat i aktiviteteve të fundit të kryetarit Kadriu dhe dëshirën e Këshillit të Studentëve, për të dëgjuar nga vet ai për programin e Aleancës, në të cilin përfshihen të rinjtë dhe fusha e arsimit në veçanti.

Kadriu, ka falënderuar studentët për vizitën që i kanë bërë atij dhe Aleancës, ndërsa ka thënë se në Aleancë, dita ditës po sillet një frymë e re dhe një zhvillim pozitiv.
“Qëllimi dhe plani im kryesor është që të hapen dyer për të gjithë, por për të rinjtë ne veçanti, sepse pikërisht të rinjtë janë ata që do ta sjellin ndryshimin në vendin tonë në të ardhmen. Vet mënyra se si po bëjmë fushatën ne Aleanca është ndryshe nga secila fushatë tjetër, sepse këtu po punohet dhe po ndihmohen qytetarët, të cilët është dashur dhe kanë mundur të ndihmohen më herët nga pushtetet paraprake”, ka thënë Kadriu.

Kadriu ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet, do të vazhdojnë ndryshimet e nisura 4 muaj më parë dhe me një bashkëpunim reciprok, do të zgjidhen problemet e të rinjve, qysh me ndërtimin e një qendre rinore, ndërtimin e bibliotekës, teatrit, kinemasë zgjidhjen e problemit të punësimit për gjeneratat e reja dhe qasjen në secilën brengë dhe secilin problem që të rinjtë në Gjilan kanë.

Betim Sherifi, kryesues i Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Edukimit, tha se duke pasur parasysh procesin zgjedhor “ne si këshill i studentëve duam të njihemi me programin tuaj zgjedhor, çfarë ju do të ofroni për të rinjtë dhe çfarë keni në plan të ndryshoni. “Të gjithë e dimë se ndryshimet më të mëdha në botë kanë ardhur nga lëvizjet studentore, prandaj edhe ne si studentë, duam të shohim cilat janë planet e juaja dhe të jemi pjesë e ndryshimeve, në veçanti të atyre që e prekin fushën e arsimit”, ka thënë Sherifi.

UBT

Nazim Gagica, sekretar i përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, ka folur për fushën e arsimit, në veçanti për mungesën e futjes së drejtimeve të reja në Universitetin e Gjilanit.
“Drejtimet e ekonomikut dhe juridikut, pavarësisht se janë bazike për zhvillimin e një shteti, në vendin tonë janë të stërngarkuara, prandaj ne si Aleancë konsiderojmë se ka nevojë për drejtime të reja. Ekipet tona profesionale po punojnë në hartimin e planeve dhe strategjive për të bërë zgjidhje për këto probleme, mirëpo prapë konsiderojmë se problemi kryesor mbetet tek fakulteti i Edukimit”, ka thënë Gagica.

Edhe kryetari i ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni, i cili mori pjesë në takim, ka thënë se ARK ka arritur të shtrijë rrjetin e saj në shumë pika dhe të rrisë numrin e anëtarëve, falë përkrahjes së madhe që të rinjtë e Aleancës kanë pikërisht nga kryetari Kadriu. Prandaj, ai i ka bërë thirrje studentëve në bashkëpunim sepse bashkëpunimi më së miri mund të gjendet në Aleancë.

Në takimin e kryetarit Kadriu me studentët e Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Edukimit, u debatua edhe për çështjet si konkurset e punësimit, mungesës së drejtimeve në Universitetin e Gjilanit, shpërndarjen e bursave për studentë, infrastrukturën rrugore dhe ndërtimet pa leje, çështje këto për të cilat kryetari Kadriu ka dhënë përgjigje dhe zgjidhje konkrete.

Sa i përket fushës së konkurseve për punësim dhe bursave për studentë, kryetari Kadriu ka thënë se një kryetari të komunës nuk i takon t`i emërojë vet personelet për konkurset e caktuara të punës, sepse si kryetar e ka për detyrë ta përcjellë mbarëvajtjen e procedurave, ndërsa janë komisionet profesionale ato që përzgjedhin më të mirët për ato vende të shpallura.

Ndërsa, në lidhje me bursat për studentë, kryetari Kadriu është shprehur se ka në plan instalimin e një diçkaje tjetër që lidhet me kompanitë dhe bizneset e mëdha komunale, në dhënien e mundësisë së punësimit për të gjithë studentët e dalluar që përfundojnë studimet.“Kjo bëhet për dy qëllime, së pari të ndihmohet që praktikisht ai studentë të bëhet i gatshëm për tregun dhe së dyti, të ndihmohet materialisht së paku në mbulimin e shpenzimeve të veta”, ka thënë Kadriu./rajonipress/