Eko Higjiena

Kadriu takon elektoratin në lagjen e dytë në qytet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca në Gjilan, ka vazhduar tubimet me nëndegë, duke qëndruar të shtunën në atë të Lagjes së Dytë, në qytet.

Qytetarë dhe simpatizantë të AAK-së, ishin mbledhur në shkollën fillore “Lagjja e Dytë”, për të pritur kryetarin e ardhshëm të Gjilanit Rexhep Kadriu, bartësin e listës së AAK-së Selami Xhemailin dhe kandidatët për këshilltarë komunal, duke i shprehur kështu përkrahjen e tyre si qytetarë, drejt fitores së 3 nëntorit.

Ky tubim, i cili u organizua nga kandidatja për këshilltare komunale Saranda Rashiti, nga kjo e fundit u kërkuar nga qytetarët që të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun, nëse duan të jenë dëshmitarë të një ndryshimi pozitiv për Gjilanin.

“Në lagjen tonë, ne vet jemi dëshmitarë të një papunësia të madhe, prandaj është e kotë nëse kemi rrugë të asfaltuara, përderisa nuk kemi para për të dalë për të blerë bukë, apo është e kotë të kemi infrastrukturë, përderisa na mungojnë paratë për karburante. Ne kemi nevojë për ujësjellës, ndriçim dhe kushte më bazike se sa vetëm asfaltimi i rrugës, ne kemi nevojë për kushte elementare për jetesë, të cilat në lagjen tonë mungojnë”, ka thënë Rashiti.

GRANDEMALL

Para të pranishmëve ka folur edhe kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan, i cili ka falënderuar kryetarin Kadriu për përkrahjen e vazhdueshme që ai ka dhënë për të rinjtë, duke besuar fuqishëm që kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. I kënaqur me përfaqësimin e të rinjve në listën e kandidatëve për këshilltarë komunal të AAK-së, Hyseni i ka bërë thirrje qytetarëve të Lagjes së Dytë, që të votojnë përfaqësuesen e tyre Saranda Rashiti dhe kryetarin Rexhep Kadriu.

Bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, ka thënë se vota e qytetarit kësaj here nuk do të shkojë huq, sepse lista e AAK-së është e përbërë nga emra të pastër dhe të pasuruar me vlera.

Ndërkaq, kryetari Kadriu, ka folur para të pranishmëve , kryesisht të rinj, për prioritet e tij sa i përket të rinjve dhe për projektet që ai pritet t`i realizojë në të ardhmen.

Ai ka thënë se ka plane konkrete, me të cilat do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së të rinjve në Gjilan dhe ofrimin e kushteve të nevojshme për një rini të mirë për ta, duke mos i anashkaluar dhe lënë pas dore, siç ka ndodhur deri më tani thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.