FIDANISHTJA

Kadriu takohet me banorët e Velekincës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjilanit Rexhep Kadriu ka vazhduar tubimet me nëndegë, duke u pritur të mërkurën nga qytetarë të Velekincës.

Kadriu i shoqëruar nga bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, kandidatët për këshilltarë komunal dhe anëtarë të strukturës, kanë mbajtur tubimin e radhës në ambientet e shkollës fillore “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, ku para të pranishmëve ka shpalosur programin e Aleancës dhe prioritetet për Velekincën.

“Kjo nuk është hera e parë që ne vizitojmë Velekincën. Në takimet tona të mëhershme ne jemi konsultuar me qytetarët në lidhje me prioritetet që ata kanë. Nëndegët e Velekincës me angazhim kanë arritur të zgjerojnë rrjetin e shtrirjes, duke marrë kështu mendimin e një numri të konsiderueshëm të banorëve në lidhje me prioritetet siç janë: rregullimi i një fushe sportive, rregullimi i gypave të kanalizimit si dhe asfaltimi i rrugëve. Të gjitha këto do të realizohen mbas 3 nëntorit, sepse ndryshimi vije me punë dhe puna është dëshmuar nga Aleanca”, është shprehur kryetari Kadriu.

Fundamenti

Ndërkaq, para të pranishmëve ka folur edhe bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, i cili ka thënë Aleanca është ndër partitë e pakta që më balancim ka arritur të përfaqësohet si në aspektin regjional poashtu edhe në atë gjinor.

“Ju falënderojë për përkrahjen ndërsa ju them se plani qeverisës dhe prioritetet e Aleancës do të përmbushen, prandaj ka bërë thirrje për dhënien e besimit nga qytetarët për Kadriun, duke dalë në zgjedhje dhe duke votuar numrin 62”, ka thënë Xhemaili.

Në këtë takim në të cilin kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i të pranishmëve, kanë qenë prezent edhe kryetarët e nëndegëve në Velekincë Shyqeri Avdyli dhe Qëndrim Kqiku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.