Mobi Casa

Kadriu: Sot edhe karaqevasit dhanë besën e fitores

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Karaqeva e Kamenicës, ishte nikoqire e radhës e kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu. Kadriu, i cili është edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, u shoqërua nga kandidati tjetër për deputet Ahmet Isufi si dhe anëtarë të tjerë të strukturës.

Ata morën përkrahje të fuqishme nga banorët e atjehit, të cilët u shprehën se me krenari përkrahin tre kandidatet për deputetë Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra dhe mbi të gjitha ndjehen të lumtur që më në fund po vije koha e Ramush Haradinaj.

KKVITI

Karaqeva beson se me Ramush Haradinaj kryeministër, do të zbehet frika e humbjes së territorit të Kosovës gjatë shënimit edhe të kufirit me Malin e Zi, por edhe të atij me Serbinë, meqë ky fshat i takon brezit kufitar me Serbinë thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj: