UBT

Kadriu solidarizohet me hallet e banorëve të Bresalcit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me kërkesën e vet banorëve të Bresalcit, kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, ka qëndruar në këtë fshat për të ndarë me banorët hallet dhe problemet që ata kanë për sa vite.

Kërkesa për rregullimin e kanalizimit dhe ujësjellësit në komunën e Gjilanit është shumë e madhe. Një kërkesë të tillë kanë edhe banorët e Bresalcit, të cilët i kanë bërë thirrje pushtetit aktual që të heqin dorë nga qeverisja, përderisa nuk kanë arritur të krijojnë kushte esenciale për qytetarë.

Me kërkesën e vet banorëve të Bresalcit, kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, ka qëndruar në këtë fshat për të ndarë me banorët hallet dhe problemet që ata kanë për sa vite.

Ata janë ankuar për mungesë të infrastrukturës, kanalizim dhe ujësjellës, ndërsa kanë thënë se asgjë çfarë është premtuar nga kryetari i tanishëm i komunës nuk është realizuar.

Mobi Casa

Kryetari Kadriu, duke i dëgjuar hallet e qytetarëve, ka thënë se ne nuk guxojmë të marrim model nga një keq-qeverisje e këtillë çfarë ka qenë deri tani, ndërsa ka premtuar se në bazë të planeve të tij, rregullimi i kanalizimit të fshatit do të nisë në pranverën që do të vijë.

Ndërkaq, sa i përket problemit me rrugën, ai ka premtuar se në fundjavë kjo do të zgjidhet.

Vizita e kryetarit në fshatin Bresalc, është ndër të shumtat që ai ka pasur me banorë, ndërsa është shoqëruar nga bartësi i listës Selami Xhemaili, kandidati për këshilltar komunal Halil Shala dhe anëtarë të tjerë të strukturës thuhet në njoftimin e degës së AAK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.