UBT

Kadriu: S`ka ushtar as të Rugovës, as të Thaçit, por shqiponjat e zeza të Ramushit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rexhep Kadriu, kandida6t për deputet tha se nuk ka as ushtarë të Rugovës e as të Hashim Thaçit, por janë shqiponjat e zeza të Ramush Haradinaj, që këtë herë do t`i japin drejtim Gjilanit dhe gjithë Kosovës.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së nga Gjilani Fehmi Fetahi, ka mbledhur strukturat e nëndegëve të AAK-së në restorantin e tij “Vali Ranch”, për të cilët ka shtruar darkë si shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e tyre për Aleancën, raporton rajonipress.

Fehmi Fetahi ka thënë se ai është kthyer në Kosovë që të punojë për qytetarët e këtij vendi dhe aspak të përfitojë për vete, duke shtuar se dy çështje për të cilat ai ka më shumë interesim janë zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale.

“Nëse zhvillimi ekonomik i një vendi është i qëndrueshëm dhe i suksesshëm dhe mirëqenia sociale e qytetarëve është e mirë, atëherë edhe problemet pakohen dhe ankesat bëhen më të rralla”, ka thënë Fetahi.

“Një jetë më të mirë për të gjithë, një mirëqenie për të gjithë, vende pune për të rinjtë dhe zhvillim ekonomik për vendin tonë, mund të sjellë vetëm Ramush Haradinaj, prandaj ju kisha lutë që mos ta shitni votën, por të mendoni mirë dhe të votoni për të ardhmen tuaj afatgjatë”, ka thënë Fetahi.

Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatët e tjerë për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Nijazi Idrizi dhe Magbule Shkodra, të cilët folën para strukturës së nëndegëve të AAK-së.

FITORJA

Ahmet Isufi i bëri thirrje atyre që të mobilizohen dhe më 8 qershor të gjithë së bashku të festojnë fitoren e madhe të Aleancës dhe fitoren e madhe për Kosovën.

Nijazi Idrizi tha para të pranishmëve se vetëm Aleanca ka një përbërje me njerëz intelektual, patriotë, të dijshëm dhe kreativ që mund ta qojnë vendin tonë përpara.

Magbule Shkodra, e cila ishte poashtu e ftuar në këtë takim tha se ne nuk mundemi pa ju, por as ju nuk mundeni pa ne, që do të thotë se ne nuk mundemi pa njëri-tjetrin prandaj edhe është koha që ta përkrahim veten tonë dhe ti japim hapa zhvillimor vendit.

Në fund foli edhe Rexhep Kadriu, i cili tha se nuk ka as ushtarë të Rugovës e as të Hashim Thaçit, por janë shqiponjat e zeza të Ramush Haradinaj, që këtë herë do t`i japin drejtim Gjilanit dhe gjithë Kosovës.

Në këtë takim, morën pjesë anëtarë të strukturës së lartë të AAK-së në Gjilan, kryetarë të nëndegëve dhe anëtarë të strukturave të tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.