Fundamenti

Kadriu: Sikurse çdo komunë e Kosovës, edhe Gjilani po ndryshon

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sikurse çdo komunë e Kosovës, edhe Gjilani po ndryshon. Po dëshmohet çdo ditë se është rikthyer vëmendja e qeverisë nacionale kah Gjilani e Anamorava në përgjithësi, vëmendje e munguar përgjatë 18 viteve” ka shkruar Rexhep Kadriu derisa ka vizituar punimet që po ndodhin në komunën e Gjilanit.

Rexhep Kadriu të shtunën ka inspektuar punimet që po ndodhin në komunën e Gjilanit, projekte këto të financuara nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), disa prej tyre edhe në bashkëpunim me komunën e Gjilanit.

Fundamenti

“Nga afër pamë punimet që po zhvillohen në zgjerimin e rrugës në Përlepnicë, dhe kërkuam nga kompania e kontraktuar që të rris dinamikën e punimeve në mënyrë që të përfundoj sa më parë ky projekt. Sikurse çdo komunë e Kosovës, edhe Gjilani po ndryshon. Po dëshmohet çdo ditë se është rikthyer vëmendja e qeverisë nacionale kah Gjilani e Anamorava në përgjithësi, vëmendje e munguar përgjatë 18 viteve” ka shkruar Kadriu./rajonipress/