Fundamenti

Kadriu: S`i kryetar i Kuvendit vazhdimisht ndihem i rrezikuar nga kabineti i Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Natyrisht, nuk mund të presësh ndryshe nga grupe të tilla me sjellje e me precedent banditesk, të cilët janë të dëshmuar nga e kaluara se kanë vandalizuar pronën publike dhe private, kanë sulmuar policë e ambasadorë, por edhe kanë hedhur gaz në kuvend thotë Kushtrim Kadriu kryesues i Kuvendit në Gjilan.

E kanë shantazhuar, kërcënuar, penguar dhe rrezikuar në forma të ndryshme Kushtrim Kadriun, i cili u zgjodh kryesues legal i Kuvendit të Gjilanit. Grupet banditeske të LVV e kanë përndjekur në çdo hap, por pa sukses sepse Kushtrim Kadriu zgjodhi rrugët ligjore dhe kështu edhe ndodhi.

Por a ndjehet ende i kërcënuar dhe cilat janë pengesat që ai i ka aktualisht.

Fundamenti

“Është e dukshme dhe e faktueshme që unë si kryetar i kuvendit bashkë me ekipin tim po pengohemi nga pushteti i VV- së në punën tonë për ta kthyer kuvendin në organ funksional.
Pengesat e para filluan me bllokimet dhe ndikimet nga niveli qendror, të cilat ishin vetëm e vetëm për të më penguar në punën time. Fillimisht, nuk pranuan të bëjnë pranim- dorëzimin e detyrës, pastaj dërguan ankesa në MAPL, të cilat në fund dolën të pabaza. Tani vazhduan duke uzurpuar hapësirat e punës së kryesuesit, duke shkuar deri aty sa që kabineti i Alban Hysenit i përplasën në fytyrë derën ambasadorit të Britanisë së Madhe, duke uzurpuar sallën e planifikuar për takim” shprehet Kadriu.

“Natyrisht, nuk mund të presësh ndryshe nga grupe të tilla me sjellje e me precedent banditesk, të cilët janë të dëshmuar nga e kaluara se kanë vandalizuar pronën publike dhe private, kanë sulmuar policë e ambasadorë, por edhe kanë hedhur gaz në kuvend. Si kryetar i kuvendit unë në vazhdimësi ndihem i rrezikuar nga këta” tha Kadriu./rajonipress/