KKVITI

Kadriu: Rrezik copëtimi i Luginës së Preshevës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shkëmbimi i territorit duhet të ndodhë i plotë jo vetëm pjesë të caktuara të Kosovës Lindore. Tani gjatë bisedimeve kemi në tavolinë disa ide që e cungojnë Kosovën Lindore ku thuhet në mënyrë jo oficiele se do të ndodhë vetëm këmbimi i Preshevës, Komuna e Bujanoci do të hyjë në referendum pasi që bilancet e popullatës gati janë të barabarta në mes të nacionalitetit Serb dhe ati Shqiptar, e si rezultat i sajë Komuna e Bujanocit mundë të mbesë nënë Serbi thotë Kushtrim Kadriu.

Sipas Kadriut me këto ide janë të rrezikshme pasi që në kuadër të këtyre kontesteve nuk flitet fare për Medvegjë si dhe po ashtu nuk flitet shumë për Bujanocin, por vetëm për Preshevën e që në këtë rast do të jetë një thellim i gabimeve dhe vetëm një përmbushje e favoreve dhe politikave serbe.: “Tri Komuna të përbëra nga minierat, uji do të këmbehen për vetëm një komunë, e kjo do jetë e pa logjikshme këmbimi duhet të behet komunë me komunë ose më mirë thënë tri komuna të Republikës së Kosovës me tri të Kosovës Lindore.

Teoria tjetër është se tani është vetëm një “loje”nga faktori politikë Kosovar se gjoja Kosova po ikën po e humbin si tërësi shtetërore me qëllim kalimin sa më të letë në kuvend të asociacionit të komunave serbe.

Mobi Casa

Tani është kogja i çuditshëm reagimi nga politika Kosovare se gjoja po merret me çështje të Lugines është për tu habitur qëndrimi i z. Thaçit kur ne e dimë se ai ishte i cili premtoi përkujdesje për luginën e Preshevës e që nuk e beri kurrë as edhe një hap të vetëm për ne, kjo të bën të ndihesh i çuditur.

Gjithashtu Kryeministri Haradinaj premtoi pasaportë për Luginasit e nuk i bëri me ta, por vetëm i përdori këta qytetarë vetëm për votë. Uroj që Lugina mos të behet vetëm një temë e një lojë sa për të marre votat e Luginasve në zgjedhjet e Pranverës që parashihen të mbahen në vend tha Kushtrim Kadriu, Kryetar i Lëvizjës “Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.