Fundamenti

Kadriu rregullon 200 metra kanalizim në lagjen “Arbëria”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – I shoqëruar nga anëtarë të degës, ka qëndruar në lagjen “Arbëria” e ashtuquajtura pjesa te vishnjet, ku me baza krejtësisht vullnetare, ka rregulluar kanalizimin e kësaj lagje të gjatë rreth 200 metra.

Banorët e kësaj lagje, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht nga organet komunale që të ndërmerret diçka në këtë drejtim, asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje pozitive. Ndërsa, kanë qenë banorët ata që kanë kërkuar ndihmë nga Kadriu, ndihmë kjo të cilën e kanë gjetur qysh me përshkrimin e parë të gjendjes me të cilën janë ballafaquar ata.

Kadriu, i cili gjatë gjithë kohës sa janë bërë punimet për rregullimin e kanalizimit të lagjes “Arbëria”, ka qëndruar me banorët dhe i ka premtuar si atyre si banorëve të lagjeve të tjera, se do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarit dhe i gatshëm për t`i ofruar ndihmë për një jetë më të mirë për secilin.“Kjo është detyra ime dhe e secilit nga ne, që ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kontribuojmë për kushte më të mira bashkë, prandaj edhe kërkesa juaj si e secilit qytetarë tjetër, për mua është primare, sepse unë dhe Aleanca jemi në shërbim të qytetarit”, ka thënë Kadriu.

UBT

Ndërkaq, qytetarët të cilët kanë qëndruar me kryetarin Kadriu dhe anëtarë të AAK-së në Gjilan, janë treguar mirënjohës dhe e kanë falënderuar atë publikisht për zgjidhjen e një problemi kaq të madh për ta, tash e sa kohë.“Një zgjidhje të tillë afatgjate, e cila ndoshta do të duhej të ndodhte shumë kohë më parë, ka ndodhur sot falë ndihmës vullnetare të kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu dhe padyshim që secili nga ne do t’ia kthejmë këtë kontribut shpejtë”, kanë thënë banorët.

Ky aktivitet, është njëri nga aktivitetet e shumta të kryera nga kryetari Kadriu në baza krejtësisht vullnetare, por për dallim prej aktiviteteve tjera, ky i fundit konsiderohet si njëri nga investimet më të mëdha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.