UBT

Kadriu: Raporti një vjeçar i Alban Hysenit është për faqe të zezë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari prezantoi raportin e tij të punës, kurse menjëherë ia nisi me raportet e drejtorive. Në ato raporte thuhen plot të pavërteta, madje aty paraqiten edhe disa punë që janë bërë më herët ka shkruar asamblisti Kushtrim Kadriu.

Postimi i plotë:

U lavdërua se u kishte vendosur GPS veturave të komunës por harroi se ai me veturën zyrtare shëtitë të dielën në Maqedoni. Tha se komuna ka trajtuar 250 qenë endacak, ndërsa ne çdo ditë shohim se numri i tyre vetëm sa shtohet, duke u rrezikuar seriozisht siguria e qytetarëve.

Mobi Casa

Bile, edhe në derë të kryetarit i ke non- stop nja 5- 6 qenë. Me tej, kryetari tha se bletarët e Gjilanit janë trajnuar dhe aftësuar nga komuna, gjë që nuk është e vërtetë.

Fjala është për një ligjëratë njëditore të mbajtur nga një profesor i Fakultetit të Bujqësisë (nga Universiteti i Prishtinës), në të cilën kanë marrë pjesë bletarë nga komuna e Gjilanit, të cilët (shumica absolute) janë me përvojë dhe janë moti në këtë aktiv në këtë lëmi.

Vlen të ceket edhe se paraqitja e Alban Hysenit është një kopje e lodhtë e Albin Kurtit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.