Kadriu : Qytetarët duan projekte e jo manipulime

Gjilan – Përparësia jonë më e madhe është se e kemi pasur përkrahjen e qytetarëve dhe duke parë gjendjen e vështirë, kemi filluar një punë intensive duke realizuar pothuajse dy projekte çdo javë. Ky numër deri tani ka arritur në 31 dhe ajo çfarë ne kemi parë është një ndryshim pozitiv për qytetarët. Sepse, qytetarët tashmë janë ngopur me manipulime, korrupsion dhe premtime të kota, ka thënë Rexhep Kadriu.
Aleanca në Gjilan ka vazhduar tubimet me nëndegë, duke qëndruar kështu në Cernicë. Kryetari i AAK-së njëherit kryetari i ardhshëm i Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, bartësi i listës Selami Xhemaili, kandidatët për këshilltarë komunal dhe anëtarë të strukturës, janë pritur në shkollën fillore “Ramiz Cernica” në Cernicë, nga kryetari i nëndegës së AAK-së dhe kandidati për këshilltar komunal Afrim Sherifi, anëtarë të kryesisë dhe banorë të shumtë.
Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së në nivel Qendror, ka thënë para qytetarëve se në interes të të gjithëve është të zgjidhet më i miri. “Kandidatët e tjerë nga partitë tjera tashmë e kanë dëshmuar veten, ndërsa në interes të të gjithë neve është të udhëhiqemi nga dikush që ka filluar të punojë akoma pa ardhë në pushtet. Programi i kryetari Kadriu është i hartuar me përkushtim dhe do të gjejë zbatimin e duhur menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Rexhep Kadriu tashmë është kryetar i Gjilanit sepse po kryen punët e një kryetari të komunës, prandaj më 3 nëntor qytetarët duke e votuar atë, vetëm do t’ia mundësojnë vazhdimin e punës”, ka thënë Isufi.
Para të pranishmëve ka folur edhe nënkryetari i degës së AAK-së në Gjilan Nijazi Miftari, i cili ka thënë se vota për Rexhep Kadriun është besim për punën dhe angazhimin e tij.“Programi që ofron Aleanca është program i ekspertëve, është program zhvillues dhe premtues, prandaj ne presim që numri 62 të jetë përqindëshi i fitores së kryetarit Kadriu”, ka thënë Miftari.
Ndërkaq, Rexhep Kadriu ka thënë se kanë nisur punën me qëllimin kryesor për të ndihmuar qytetarin dhe me besimin se do të ecin fuqishëm drejt fitores. “Përparësia jonë më e madhe është se e kemi pasur përkrahjen e qytetarëve dhe duke parë gjendjen e vështirë, kemi filluar një punë intensive duke realizuar pothuajse 2 projekte çdo javë. Ky numër deri tani ka arritur në 31 dhe ajo çfarë ne kemi parë është një ndryshim pozitiv për qytetarët. Sepse, qytetarët tashmë janë ngopur me manipulime, korrupsion dhe premtime të kota”, ka thënë Kadriu.
Para të pranishmëve ka folur edhe kandidati për këshilltar komunal nga Cernica Afrim Sherifi, i cili i ka bërë thirrje bashkëvendësve të tij që të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/